Si u vra legjenda e muzikes John Lennon dhe pse nuk u be funerali

Si u vra legjenda e muzikes John Lennon dhe pse nuk u be funerali
Në Një Jork, enigmatiku, karizmatiku, shpesh vetmitari dhe ish- “Beatles”, John Lennon, hyri në hollin e Dakotës, parkingut të bllokut ekskluziv të ndërtesave të banimit në të cilin kishte jetuar 8 vitet e fundit. Kasetat e këngës së re, të cilën 40- vjeçari sapo e kishte regjistruar me titullin “Të ecësh në akullin e hollë”, ranë në dysheme, ndërsa vetë John u shemb i mbuluar nga gjaku pas disa të shtënave që erdhën nga errësira.Lennon po kthehej në shtëpi, pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, me shpresën se do të arrinte që ta takonte para gjumit të birin e tij 5-vjeçar, Sean. Ai dhe Yoko Ono, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij muzikore, zbritën nga limuzina e bardhë para hyrjes dhe në vend që të shkonin drejt e në garazh preferuan që të bënin një copë rrugë në këmbë deri në hyrjen e shtëpisë. Yoko ecte më shpejt, duke vënë re një hije diku.

Por mendoi se si zakonisht do të ishte hija e ndonjë admiruesi të Lennon që kishte dalë aty për t’i marrë këngëtarit ndonjë autograf, siç ndodhte rëndom. John ndërkohë vinte pas Yoko-s, ndërkohë që dëgjoi t’i thërrisnin në emër: “Zoti Lennon?”Ylli ngadalësoi hapin dhe u kthye për të parë se kush i kishte thirrur. Befas tek pa njeriun në mesin e errësirës iu kujtua se atë fytyrë e kishte parë edhe disa herë të tjera dhe madje mëngjesin e po asaj dite i kishte dhënë një autograf. Por këtë herë i huaji kishte qëllim tjetër. Ai ishte ulur në gjunjë, në një pozicion luftarak me një revolver në duar. Në këto çaste, ndërsa të dy ndodheshin përballë njëri-tjetrit, u dëgjuan 5 të shtëna të qëlluara në vendet ku mund të shkaktonin edhe dëmet fizike maksimale. Lennon bëri edhe disa hapa dhe në këto e sipër arriti vetëm të bërtiste: “Më qëlluan, më qëlluan”. Kur mbërriti në spital, 4 orë pas të shtënave, ai kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë vrasësi, 25-vjeçari Mark Chapman, qëndroi shumë qetësisht në vendin e krimit. Në shesh gjendeshin gëzhojat e plumbave që ai kishte shtënë mbi Lennon, pranë pellgjeve ende të papastruara të gjakut të tij. I mbështetur në murin e ndërtesës, Mark nxori nga xhepi një kopje të librit të të famshmit JD Salinger, romani i famshëm “Chater in the Rye”, i cili fliste për jetën e një adoleshenti dhe prej të cilit tha më pas se kishte marrë frymëzimin për të kryer aktin e tij.

Kur erdhën policët ai nuk bëri asnjë tentativë për të ikur. Ndërsa po i vendosnin prangat dhe po e dërgonin drejt makinës së policisë, Chapman deklaroi se kishte vepruar i vetëm dhe më pas, ndërsa e kishin ulur për ta marrë në pyetje në stacionin e policisë, u tha hetuesve se “Lennon duhej të vdiste”. Për mbarë botën, që e priti e tronditur dhe me lot në sy këtë krim, Mark ishte thjesht një i marrë. Ai kishte marrë shpesh droga dhe ishte një person me probleme mendore. Në shkollë nuk kishte shkuar mirë dhe ndihej i përbuzur dhe në këto kushte ai gjeti strehë në një botë imagjinare, në të cilën ushtronte dhunë ndaj njerëzve të tjerë. Ishte një i rritur i mbetur ende i vogël, që nuk kishte bërë kurrë një punë të duhur dhe që gjente qetësi vetëm kur dëgjonte këngët e “Beatles”. Ishte një vetmitar, që shpesh e identifikonte veten me anën e mbyllur dhe hermetike të John Lennon.

Por ideja e pasurisë së madhe dhe famës së madhe të Lennon bënë që Mark të çonte nëpër mendje ide të dyshimta. Ai nisi që ta ndiente veten të tradhtuar, të fyer në thelbin e personalitetit të tij. Sipas asaj që nxorën më pas mjekët, ai kishte dëshirë që të hakmerrej ndaj Lennon e ndër të tjera të bëhej edhe vetë i famshëm, edhe pse vetëm për 15 minuta, por do të ishin minuta që do ta bënin emrin e tij po aq të pavdekshëm sa dhe emrin e vetë Lennon e mbi të gjitha do t’i lidhnin këta dy emra përjetësisht bashkë.

Artisti simbol dhe intervista e vrasësit

Ndodh që disa persona të veçantë të arrijnë të bëhen shpirti i përbashkët i miliona njerëzve. Gjithçka varet nga popullariteti, nga joshja që emëtojnë, nga forca e karakterit. Lajmi i vdekjes së Xhon Lenon nuk preku vetëm botën e Rrokut, lamtumira e tij u përkufizua si "funerali i një brezi të tërë". U kthye në heroin e klasës punëtore, në simbolin e paqes, në promovuesin e protestës së shoqërisë së asaj kohe. Por mbeti, mbi të gjitha, muzikant me frymëzim të pazakontë e i aftë për ngacmime poetike tepër të fuqishme. Ditën që pasoi vdekjen e Lenon, autoriteteve iu desh të merrnin masa, për të mbajtur nën kontroll tufat e pafundme të njerëzve.

Vrasësi, Mark Chapman", ishte adhurues i tij, po aq sa njerëzit që qanin të nesërmen vdekjen e Lenonit. Në rrjedhën e viteve dha shpjegime të ndryshme mbi veten dhe mbi gjestin që kreu. "Lenon ishte një i pasur hipokrit e i përkëdhelur që nuk i besonte as vetë tekstet që shkruante".
Përpara disa vitesh, kanali Nbc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transmetoi një intervistë të Mark Chapman, në të cilën u shpreh se, vendimin për vrasjen e muzikantit e kishte marrë nën shtytjen e një "zëri" të brendshëm: "Asgjë dhe askush nuk do të më ndalonte - tregoi. Ishte diçka e ngjashme me përkushtimin që kishin kalorësit e bardhë, kryqtarët. Isha në shtëpinë time, i ulur mbi tapet këmbëkryq me një album të tijin në dorë.

I thashë vetes: ‘Po sikur ta vras?‘ Më kujtohet se mendoja që do të mund ta gjeja identitetin vetëm në rast se vrisja Xhon Lenonin... E dija që kishte ardhur dita, çasti i duhur. Papritmas në Central Park West pashë një limuzinë të afrohej. E dija që ishte ai. Pata këtë ndjesi të pabesueshme. Makina e Xhon Lenonit ndali në anë të rrugës. Dëgjova një zë në kokë që më thoshte: Bëje! Bëje! Bëje!. Ndërsa më kaloi pranë, nxora armën, mora në shenjë shpinën e tij dhe tërhoqa këmbëzën pesë herë. Të kuptohemi, as që më shkonte në mend se po bëja diçka mizore. Mendova se ishte diçka krejt e drejtë".

Vrasësi arrin deri në atë pikë sa të shprehet publikisht se "Në rast se Lenon do të ishte gjallë do të më kishte falur". Mund edhe të ketë të drejtë, por sigurisht që kjo jo për meritë të Çapmanit. Sidoqoftë, bashkëshortja e tij, Joko Ono as do të dëgjojë për faljen e mundshme të vrasësit. Në këtë mënyrë e mendojnë edhe fansat, për të cilët Çapman nuk është penduar kurrë për krimin që kreu dhe nuk meriton jo vetëm lirinë, por as edhe ndonjë zbutje minimale të dënimit.

Rrëfimi i Joko Onos për çastin e vrasjes

"Po ktheheshim nga studioja e regjistrimit dhe i thashë: Dalim të hamë darkë përpara se të shkojmë në shtëpi? Dhe Xhoni tha: Jo, shkojmë në shtëpi se dua të shoh djalin përpara se ta zërë gjumi. Dukej sikur nuk donte në asnjë mënyrë të kthehej në shtëpi, pasi djalin ta kishte zënë gjumi. Një gjë e tillë e shqetësonte". Ky ishte edhe fataliteti, përpara apartamentit e priste i armatosur Mark Çapman.

Këto fjalë, 75-vjeçarja Yoko Ono, bashkëshortja e John Lennon, i tha gjatë një interviste, dhënë përpara një viti për "Desert Island Discs", një emision radiofonik i famshëm në Britani, gjatë të cilit personazhe të famshme intervistohen dhe dëgjojnë pjesët muzikore të preferuara. Ajo vazhdoi duke treguar se, pas të shtënave nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga i shoqi.

Intervista për Rolling Stone

Revista Rolling Stone ka publikuar intervistën e fundit të Xhon Lenonit, në 30-vjetorin e vdekjes së tij.

Lenon ka folur për Rolling Stone më 5 dhjetor të vitit 1980, vetëm tri ditë para se të qëllohej për vdekje përballë apartamentit të tij në Nju Jork, nga Mark Dejvid Çapman.

Në intervistë, Lenon ka kritikuar kritikët, duke thënë se ata i duan vetëm “heronjtë e vdekur”. Lenon ka thënë se nuk është i interesuar të jetë hero i vdekur i dikujt.

Ai po ashtu ka folur për përpjekjet e tij për të qenë një baba i mirë për Shon Lenonin, djalin e tij të vetëm.

Lenon ka folur edhe për të ardhmen, duke thënë se “ka mjaft kohë” për t'i eksploruar planet e tij të jetës.

Fama e Lenon dhe si u dha lajmi i vdekjes

Xhon Lenon arriti majat e famës si një nga themeluesit e grupit të njohur "The Beatles", pastaj si solo këngëtar, por edhe me angazhimin e tij politik. Ai u qëllua për vdekje më 8 dhjetor të vitit 1980, teksa kthehej nga studio Record Plant, bashkë me bashkëshorten Joko Ono.

Për çiftin ishte gjë e zakontë të rrethoheshin nga fansa të shumtë që kërkonin autografë. Në mesin e tyre, në tetor të '80-ës, kishte qenë edhe 25-vjeçari Mark Dejvid Çapman, i cili kishte ardhur në Nju Jork për të vrarë Lenonin, por kishte ndërruar mendje, për ta bërë këtë akt pak muaj më vonë.

Vdekja e tij ishte raportuar për publikun amerikan nga komentatori i sportit Hovard Kosell, gjatë trasmetimit të një ndeshjeje futbolli. "Kjo është vetëm një lojë futbolli - nuk është e rëndësishme kush fiton ose humb. Një tragjedi të papërshkrueshme ka konfirmuar ABC News: Xhon Lenon, jashtë apartamentit të tij në Nju Jork, më i famshmi i grupit 'Beatles', është qëlluar dy herë; është dërguar në spitalin Roosevelt, por ka ndërruar jetë pasi ka arritur. Vështirë t'i kthehemi lojës pas këtij lajmi...", kishte thënë Kosell.

Një ditë më pas, bashkëshortja e të ndjerit lëshoi një deklaratë: "Nuk do të ketë funeral për Xhonin. Xhon e ka dashur dhe është lutur për racën njerëzore. Ju lutemi, ta bëni të njëjtën gjë për të". Një nga këngët më të popullarizuara të Lenonit titullohet "Imagine" - ku këngëtari "imagjinonte" se si do të ishte bota po të mos kishte dallime në fe apo vende.

CV

John Winston Ono Lennon (9 Tetor 1940 - 8 Dhjetor 1980) ishte muzikant anglez i zhanrit rok, tekst-shkrues, autor, dhe aktivist paqe që ka marrë famë në mbarë botën si njëri nga anëtarët themelues të The Beatles. Me Paul McCartney, John Lennon formoi një nga partneritetet tekstshkrues më me ndikim dhe më të suksesshëm të shekullit XX.Ai është i renditur nga Billboard si tekstshkruesi i dytë më i mirë pas McCartney.

Lennon zbuloi një natyrë rebele dhe të ashpër në muzikën e tij, në film, në libra, në konferenca shtypi dhe intervista. Ai ishte kundërshtues përmes punës së tij si aktivist paqe, së bashku me gruan e tij Yoko Ono. Pas suksesit me The Beatles, Lennon gëzoi një solo karrierë të suksesshme me albumet si John Lennon/Plastic Ono Band dhe Imagine dhe këngë të tilla si "Give Peace a Chance" dhe "Imagine". Pas një vetë imponimi për të dalë në pension për të rritur djalin e tij Sean, Lennon rishfaqet me albumin Double Fantasy, por u vritet më pak se një muaj pas lëshimit të albumit. Album i cili në vitin 1981 fitoi Grammy Award for Album of the Year.

Në vitin 2002, të anketuarit në një sondazh të BBC për 100 Greatest Britons votuan Lennon-in të 8-in. Në vitin 2004, revista Rolling Stone e renditi Lennon-in të 38-in në listën e "The Immortals: The Fifty Greatest Artists of All Time" (The Beatles qenë të parët). Ai gjithashtu u rendit këngëtari i pestë më i mirë i të gjitha kohrave nga Rolling Stone në vitin 2008.

Emri     John Winston Lennon
Lindja     9 Tetor 1940, Liverpool, England
Vdekja     8 Dhjetor 1980 (40 vjeçarë) New York City, New York, U.S.
Zhanri     Rok, pop rok, psychedelic rok, experimental rok, rok and roll
Profesion(e)     Muzikantë, këngëtar-tekst shkrues, artist, aktivist paqe
Label     Parlophone, Capitol, Apple, EMI, Geffen, Polydor
Instrument(e)     Vokal, Kitarë, piano, bas, harmonikë
Vite aktiv     1957–1975, 1980

ÇAJBËRËSI

Shkrimi nga YOKO ONO i botuar para dy ditësh në New York Times

Tokyo

XHONI dhe unë jemi kuzhinën tonë në Dakota në mes të natës. Tri macet - Sasha, Misha dhe Sharo - nuk ia ndajnë sytë Xhonit, i cili është duke bërë çaj për ne të dy.

Sasha është e gjitha e bardhë, Misha është e tëra e zezë. Ato dyja janë mace të mrekullueshme të racës së kulluar persiane. Sharo, nga ana tjetër, është një bastarde. Xhoni kishte një dashuri të veçantë për Sharon. "Ti ke një fytyrë të hatashme, Sharo!" i thoshte ai asaj duke e lëmuar.

"Ioko, Ioko, duhet t'i vësh fillimisht qeset e çajit në filxhana, dhe pastaj të hedhësh ujë të valë." Xhoni mori rolin e çajbërësit, duke qenë anglez. Kështu që ia lashë atij ta bëjë.

Ishte e bukur të ishe zgjuar deri në mes të natës, kur nuk kishte asnjë tingull në shtëpi, dhe ta hurbësh çajin që do ta bënte Xhoni. Një natë, megjithatë, Xhoni tha: "Po flisja me tezen Mimi këtë pasdite dhe ajo thotë se duhet hedhur uji i valë më parë. Pastaj qeset e çajit. Unë mund të betohem që ajo më mësoi për t'i vënë fillimisht qeset e çajit, por ... "

"Pra, gjithë këtë kohë, ne e kemi bërë atë gabim?"

"Epo ..."

Ne të dy u shkrimë bashkë. Kjo ndodhte më 1980. Asnjëri prej nesh nuk e dinte se ai do të ishte viti i fundit i jetës sonë së bashku.

Ky i sivjetmi do të kishte qenë 70 vjetori i ditëlindjes së Xhonit në qoftë se ai do të ishte midis nesh. Por njerëzit nuk duan të dinë nëse ai është midis nesh apo jo. Ata vetëm e duan atë dhe po e mbajnë të gjallë me dashurinë e tyre. Unë kam marrë shënime nga njerëz në të gjitha qoshet e botës që më bëjnë mua të ditur se ata po e kremtojnë këtë vit në shenjë falënderimi ndaj Xhonit që na dha aq shumë në ato pak 40 vitet e tij mbi tokë.

Dhuratën më e rëndësishme që kemi marrë nga ai nuk ishin fjalët, por veprat. Ai besonte në të Vërtetën, dhe guxoi të flasë. Ne të gjithë e dinim se kështu ai i kishte mërzitur disa njerëz të fuqishëm. Por ky ishte Xhoni. Ai nuk mund të ketë qenë në ndonjë mënyrë tjetër. Nëse ai do të ishte këtu tani, unë mendoj se ai ende do ta thoshte me zë të lartë të vërtetën. Pa të vërtetën, nuk do të ketë mënyrë për të arritur paqen në botë.

Atë ditë, ditën kur u vra, ajo që unë kujtoj është nata kur ne të dy u shkrimë bashkë duke pirë çaj.

Thonë se adoleshentët qeshin edhe pse bie një kapelë. Në ditët e sotme unë shoh shumë të rinj të pikëlluar dhe zemëruar me njëri-tjetrin. Xhoni dhe unë ishim të rinj të vështirë. Por në kujtesën time ne ishim një çift i cili qeshi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama