Si u vrane Qemal Stafa e Vasil Shanto a u tradhtuan dy komunistet e shquar?

Si u vrane Qemal Stafa e Vasil Shanto, a u tradhtuan dy komunistet e shquar?
Tregimin me interesant per vrasjen e Qemal Stafes dhe te Vasil Shantos e ka bere nje grua e jashtezakonshme, bashkekohese e tyre dhe personazh i njohur i LANç-it. Ne kujtimet e saj, Naxhije Dume rrok edhe disa nga pikat me te diskutueshme te historise, ku me te rendesishmet jane pikerisht vrasjet e bashkeluftetareve te saj. Per vrasjen e Qemal Stafes, ajo thote se eshte mjaft e dyshimte mberritja e forcave fashiste ne bazen ku ai ishte strehuar, pasi ajo ishte baze e re dhe per te kishin dijeni Enver Hoxha, ajo dhe Drita Kosturi. Po keshtu, duke analizuar vrasjen e Vasil Shantos, Naxhije Dume ka thene se nuk ishte e drejte qe nje anetar i KQ te PKSH-se te ishte shoqerues i nje kolegu te tij, pra S. V. Tempos. Edhe per kete vrasje pergjegjes ishte kreu i PKSH-se.

Vrasja e Qemal Stafes

Ne tregimin e rrethanave ne te cilat u vra Qemal Stafa, Naxhije Dume ka thene: "Ne muajt prill-maj, u arrestua Zef Ndoja, i cili siç rezultoi me vone kishte treguar gjithçka qe dinte per bazat dhe tekniken e Partise Komuniste shqiptare ne hetuesine fashiste. Menjehere pas kesaj ngjarjeje, Qarkori i Tiranes mori te gjitha kundermasat per t'u mbrojtur nga kjo goditje me pasoja gati shkaterrimtare. Por te jemi te sinqerte, humbjet tona ishin teper te medha e te renda, sepse edhe pervoja jone mungonte ne kushtet e zgjerimit te partise dhe kur ishte i pranishem pushtimi fashist italian, i cili kishte nje pervoje shtypjeje dhe persekutimi gati 20-vjeçar te luftes kunder PK italiane, levizjes sindikaliste atje dhe partive te tjera.

Ne keto kushte, Qemali ishte urdheruar qe te shkonte me detyre partie ne Vlore. Deri atehere, ai banonte ne shtepine time, ne rrugen e Shen Gjergjit nr. 44 dhe me tha qe te shkoja e te kontrolloja se bashku me Drita Kosturin, te fejuaren e Qemalit, shtepine fatale, ku nje dite me pas do te vritej. Shtepine une e pashe me kujdes. Ajo ishte e porsaperfunduar dhe atje nuk banonte njeri. Shtepia nuk kishte brenda asnje orendi dhe per shume arsye nuk me pelqeu qe Qemali te qendronte ne ate baze. Ndaj, kur e takova, i thashe me insistim se ajo shtepi ishte e papershtatshme per te qene baze e tij, pasi ishte e pasigurt, e veçuar nga banesat e tjera te lagjes dhe ndodhej e zbuluar ne mes te fushes, poshte Medresese, atje ku sot ndodhet fabrika e bukes. Qemali u shpreh se do te qendronte ne ate baze vetem nje nate dhe kur te kthehej nga Vlora do ta bisedonim perseri. Perveç meje, per kete baze kishte dijeni vetem Enver Hoxha.

Per mua ka mbetur enigmatik fakti edhe sot se nga e dinin Kristoja, e te tjere kete baze kaq te rendesishme ne kushtet e konspiracionit tone te madh! Kjo enigme nuk u zgjidh kurre, as pas çlirimit. Dua te theksoj se ne kushte qe nuk i njoh, kete shtepi e kishte marre me qira kundrejt kontrates, ne emrin e tij, Beqir Minxhozi, te cilin rastesisht e arrestuan ne dyqanin e nje rrobaqepesi. Pas nje kontrolli rutine, qe ndodhte shpesh ne kushtet e pushtimit, ai deklaroi adresen e tij te banimit. Perveç kesaj, Beqirit gjate kontrollit i gjeten ne xhep edhe kontraten qe kishte bere me pronarin e shtepise ku do te banonte Qemali.

Ketu doli se Beqiri posedonte dy shtepi, shtepine e tij dhe ate ku do te banonte Qemal Stafa. Ne kete rast, policia dyshoi dhe e arrestoi. E mbajti ne hetuesi per pak kohe dhe fill pas kesaj policia vendosi te kontrollonte bazen e re te Qemalit. Ne keto kushte, e shoqja e Zefit, Drita Kosturi, qe ishte e fejuara e Qemalit dhe Marije (Lezha) Jakova, te cilat ndoshta nuk dinin se ç'kishte ndodhur me B. Minxhozin, me shpejtesi dolen nga rrethimi i bazes se tyre dhe çuditerisht shkuan ne shtepine e Qemalit, qe Drita e dinte mire, sepse ne te dyja e kishim pare dhe skicuar ate shtepi per t'ja treguar Qemalit. Te nesermen ndodhi vrasja. Se bashku me to ishte edhe Kristo Themelko dhe nje shok tjeter, qe une nuk e di dhe nuk e mora vesh kurre se kush ishte ai. Kete shtepi e dinte vetem Enver Hoxha, Bardhyl Minxhozi, une dhe Drita. Nderkohe, nje here Enveri me tha se "po shkoj te Merkur çela (ushtarak), por kete qe po ta them ty nuk do t'ia tregosh askujt, me kuptove?!" Nderkohe, askush nuk erdhi te pyeste se ku ndodhej Enveri! Vone, pas çlirimit, vrasja e Qemalit u rihap serish dhe Beqirin e perjashtuan nga partia, por s'kaloi shume kohe dhe e ripranuan perseri. Perpara se te shkonte ne bazen e re, Qemali ndodhej ne shtepine tone.

 Meqenese te nesermen do te udhetonte per ne Vlore, kerkoi te bente banje. Teshat e tij, qe mbeten te ne, nena ime ia çoi nenes se Qemalit, me gjithe dhembjen e madhe per te se e konsideronte si djalin e saj. Ne shtepine e re, Qemali gjeti Driten, gruan e Zefit, Marie Lezhen, Kriston dhe shokun e panjohur, ndoshta ky njeri ishte Bardhyl Minxhozi, por une nuk e di dhe nuk jam e sigurt. Se bashku ata priten qe dikush t'u sillte ushqim, pra e dinte shtepine tjeter! Kur hodhen veshtrimin jashte dritares, verejten se forcat policore po i rrethonin. Plasi alarmi per t'u larguar sa me pare prej andej. Keshtu, Kristoja, si me i fuqishem dhe me i pjekur, pasi duhet thene se ai kishte kryer edhe sherbimin ushtarak, kerceu jashte shtepise, pasi shkaterroi tualetin e improvizuar, me derrasa te dobeta arkash, çau drejt fushes, nepermjet nje rrepire, kanal i thelle, qe e favorizoi largimin e tij.

Te njejten gje beri edhe Qemali, por mori drejtimin e kundert per t'u larguar dhe u vonua disi per te mbuluar me zjarr largimin e tri grave. Ketu ai u plagos dhe vdiq, ndersa Drita, gruaja e Zefit dhe Maria, u arrestuan nga forca policore, kurse Shulja (Themelkoja) shpetoi shendoshe e mire, si edhe shoku tjeter. Vlen te theksohet se Qemali çuditerisht ishte pa roje personale! Ndonese shoket kryesore atehere nuk kishin truproje apo badigarde siç ju thone sot, ndaj kush rreket te vertetoje te kunderten, une them se nuk thote te verteten. Kjo ishte ngjarja me tronditese per ne shoket e tij, qe e perjetuam me shume dhembje ato dite dhe me vone. Mendoj se asnjehere ky problem kaq i rendesishem nuk u sqarua plotesisht, aq sa edhe ditet e fundit kam vene re ne shtyp nje polemike spekulative. Nese Kristo Themelko do te kishte faj per kete qe ndodhi, jam e bindur se Enveri dhe te tjeret nuk do ta linin pa e ndeshkuar rende. E njejta gje do te ndodhte edhe me tri shoqet, qe u ndodhen per momentin aty. Pra, per mua, konkluzioni perfundimtar do te ishte ky: Enver Hoxhen me shume se kompleksi i neglizhences, e ka munduar kompleksi i vetefajesise per vrasjen e Qemalit".

Vrasja e Vasil Shantos

"Hera e fundit qe do te bashkepunoja ne Korçe me Vasil Shanton per çeshtje lufte, me ka lene nje brenge te madhe. Perse do te thoni ju? Ja se si qendron e verteta. Ai, si shume here me pare, ishte caktuar te shoqeronte Tempon apo udheheqes te tjere jugosllave per ne Mal te Zi apo vise te tjera. Pra, as me shume e as me pak, ai ishte caktuar si nje korrier i thjeshte i S. V. Tempos apo te tjereve. Keto raste, une i kam quajtur shperdorimin me te madh qe i behej ketij personaliteti te fuqishem te LANç-it ne Shqiperi dhe kesaj figure qendrore te levizjes. Ende sot, pyes e indinjuar:

Valle ky qendrim duhej mbajtur me nje anetar te Komitetit Qendror si Vasili? Ky hero, atentator i persosur, mjeshter i madh i luftes guerile ne qytete, sidomos ne Shkoder e ne Tirane, klandestin i paperseritshem e qe ishte aq i vyer per Shqiperine, duhej keqperdorur si shoqerues-korrier i nje udheheqesi 30-vjeçar jugosllav, qofte ai dhe anetar i Byrose Politike?! A thua nuk kishte sa te duash te tjere partizane trima qe mund ta shoqeronin Tempon?! Aq me teper qe Vasil Shanto e kishte bere disa here kete rruge te rrezikshme dhe ishte ekspozuar. Une them jo, nuk duhej vepruar keshtu! Ky ishte nje gabim i madh fatal. I nisa Vasilin dhe Tempon me nje automjet qe e drejtonte nje njeriu yne i besuar.

 Aq e vertete eshte kjo sa une ju dhashe me vete nenen time, per ta lehtesuar kalimin e tyre neper postblloqet e armikut, te cilet ishin bere thuajse te pakalueshem si rezultat i kontrolleve te shpeshta dhe te imtesishme. Vasili, Tempoja dhe nena kaluan pa probleme. Mberriten ne Tirane dhe u vendosen ne bazen tone te sigurt, qe ishte shtepia e familjes se Zeqi Agollit. Prej andej, te dy shoket udhetuan per ne Shkoder e Mal te Zi. Para se te largohej nga Korça, Vasili me tha: "Naxhije, mendoj se ky do te jete udhetimi im i fundit". Ne fakt ashtu ndodhi. Vasil Shantoja u vra ne rrethana enigmatike, ne breg te Liqenit te Shkodres, duke u kthyer nga misioni i tij i fundit luftarak. Kesisoj, me vrasjen e Vasilit, lufta jone humbi nje nga heronjte e saj te pazevendesueshem", eshte shprehur Naxhije Dume.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama