Ndërsa nata e tretë do të jetë një konkurs i fortë mes atyre që marrin pjesë për herë të parë dhe atyre që rikthehen në skenën e Pallatit të Kongreseve në datat 19, 20 dhe 21 dhjetor. Në këtë edicion të 47-të garojnë për çmimin e parë këngëtarë dhe grupe muzikore nga Shqipëria dhe Kosova. 20 të përzgjedhurit janë Adelina Thaçi, Agim Poshka, Besa Kokëdhima, Bledi Polena, Burn, Dorina Garuci, Endri e Stefi Prifti, Era Rusi, Erga Halilaj, Evis Mula, dueti Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli, Julian Lekocaj, Kejsi Tola, Kujtim Prodani, Marjeta Billo, bashkëpunimi Rovena Dilo-Eugent Bushpepa, Shpat Kasapi, Soni Malaj, Vedat Ademi, dhe grupi West Side Family.
Votimi, edhe ai është “marrë hua” nga Eurosong-u. Vlerësimi i këngëve do të bëhet nga një juri profesionistësh dhe vetë publiku. Emrat e shtatë anëtarëve të jurisë nuk janë bërë ende publikë por dihet që vota e tyre vlen më shumë se e publikut. Këtë vit u përballën për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në festival rreth 72 krijimepor vetëm 20 u përzgjodhën për garën e madhe, në ndryshim nga edicionet paraardhëse ku konkurrimi ka qenë disi më i hapërdarë dhe me mbi 30 këngë, mes tyre edhe këngë të një niveli që dukej se nuk kishin kaluar në “shoshë”.
Drejtori artistik i festivali, Pirro Çako, shprehet optimist dhe shpreson që edhe publiku t’i presë njëlloj si prurjet në fjalë.
Organizatorët u treguan të hapur të shprehen pa doreza për buxhetin total të Festivalit të dhjetorit. Plot 22. 7 milionë lekë, nga të cilat 4 milionë janë shpenzuar vetëm për skenografinë. Një e dhënë që konfirmon edhe njëherë dëshirën për të servirur më shumë spektakël, ashtu siç bën Eurovisioni. Ky buxhet dhe më pak pjesëmarrës do të thotë, sipas Becit, pagesa më të mira për të drejtën e autorit.
Formulë “ndryshe” mendohet të ketë edhe prezantimi. Elsa Lila rikthehet për të dytin vit radhazi në festival si prezantuese, e shoqëruar nga dy aktorët komikë Julian Deda dhe Gentian Zenelaj. “Do të shihni anën time komike”, u shpreh Elsa gjatë konferencës për shtyp. Për herë të parë në pozicionin e prezantuesit ndodhet Julian Deda. “Elsa e ka provuar një herë, kurse tani po e provon me ne të dy. Ndërsa me Gentin po e provoj në një pozicion tjetër”,- tha Juliani emri dhe portreti i të cilit vijnë nga skena televizive e “Portokallisë”.
Gjatë prezantimit ai nuk i kurseu “fjalët e mira” për ata që kanë prezantuar festivalet më parë. ”Do mundohem që me prezantimin tim të thyej barrierat klasike të prezantimit. Jo më shpatulla drejt dhe zë i trashë”. Ndërsa për Gentjan Zenelajnprezantimi i këtij festivali është një rast që të jepet vetëm një herë në jetë Nata e dytë e Festivalit është menduar të jetë më shumë në formën e spektaklit. Publikut do t’i ofrohet një kolazh me këngët më të mira të festivaleve deri në vitin nëntëdhjetë. Këngëtarë të afirmuar do të këndojnë “hitet” e festivaleve të para ’90-ës. Ata do të shoqërohen nga Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço. Të gjitha këngët do të shoqërohen edhe nga një band i veçantë. Për këtë kolazh organizatorët shprehen njëzëri se do të jetë “live”, ndërsa për sa i përket gjithë festivalit, zërat në këtë aspekt nuk përputhen.
Për drejtorin artistik Pirro Çako këngëtarët kanë kënduar dhe vazhdojnë të këndojnë drejtpërdrejt. Vetëm zërat shoqërues janë të regjistruar.
Ndërsa për drejtorin e përgjithshëm, Petrit Beci, mënyra e sjelljes së muzikës dhe këngës në skenë është një problem i vjetër dhe i sqaruar. Orkestra interpreton drejtpërdrejt. Regjisor Pali Kuke shfaqet më bashkëkohor duke rimarrë njëlloj si parafolësit shembullin e Festivalit Evropian të Këngës. Aty, sipas Kukes, merr rëndësi spektakli, vetëm vokali është “live” ndërsa gjithë pjesa tjetër është e regjistruar. Nënteksti është i qartë. Nëse duam të prezantohemi “denjësisht” në këtë konkurs ndërkombëtar me fituesin e Festivalit në RTSH duhet të bëjmë pikë për pikë si “ata” të Eurosong-ut.
Beci i është referuar përvojës në vite të festivalit kur termi “live” apo “play back” nuk diskutoheshin. Gjithçka ishte “e gjallë”. Prova më e madhe e një këngëtari ishte mikrofoni. Ndërsa pas viteve ’90 gjërat ndryshuan. Këngëtarët nuk ishin më të detyruar të këndonin drejtpërdrejt. Mjaftonte të shoqëroje cd-në dhe kishe konkurruar denjësisht. Situatat do të ndryshonte në fillim të viteve 2000. Festivalet duhej të bëheshin sërish drejtpërdrejt. Ndonëse po kalon dekada e parë, të kënduarit drejtpërdrejt mbetet akoma një dëshirë që shpresohet të realizohet. Beci tha se në vitin 2009 festivali i dhjetorit do të jetë i gjithi live.
Flet Selim Ishmaku
Live apo jo live?
Debati ngelet po ai. Këndohet apo jo drejtpërdrejt në festival. Nëse jo, cilët janë ata që bëjnë gjoja? Redaktori përgjegjës për muzikën në Festivalin e fundvitit Selim Ishmaku sqaron se vetëm 70 për qind e orkestrës së RTSH, do të interpretojë drejtpërdrejt. Pjesa tjetër që përfshin organo, bateri, perkursoin, do të jetë e regjistruar. Brezi i ri i kompozitorëve preferon të bëjë muzikë ritmike dhe kjo kërkon prezencën e këtyre instrumenteve “të forta”.
Por duke mos qenë pjesë e orkestrës ato nuk mund të ngjiten në skenë dhe prezenca e tyre do të realizohet nëpërmjet regjistrimit. Për këtë “kaos”që është krijuar mes instrumentave kompozitori Ishmaku “fajëson” krijuesit e rinj. Sipas tij ata nuk kanë formimin e duhur muzikor. Ai gjithashtu lë të kuptohet se ka një ndarje të qartëmes brezit të ri dhe kompozitorëve me përvojë si Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Endri Sina dhe Elton Deda që nuk kanë frikë nga të kënduarit apo ekzekutimet live. Ky i fundit (Deda), madje kishte aplikuar për të qene pjesë e këtij festivali por për arsye që nuk dihen hoqi dorë në momentin e fundit.
George Sand me “Ëndrrat konstruktive” në Akademinë e Arteve
Artistja i italiane Donatella Aurora Serritella çel sot në orën 19:00 ekspozitën personale në Galerinë e Akademisë së Arteve. “Sogni Costruttivi” përfshin punët më të fundit të Serritellës, e njohur me emrin e artit George Sand. Kjo paraqitje që realizohet me ndihmën e Institutit Italian të Kulturës dhe Akademisë së Arteve në Tiranë qëndron e hapur çdo ditë nga e marta në të diel, deri më 24 dhjetor.
Gazeta: Shekulli