Sigal Prishtina ka fituar Ligën Ballkanike në basketboll. Mediat e Kosovës raportojnë se ekipi u rikonfirmua si kampione për të dytin vit radhazi.
Edhe pse skuadra humbi ndeshjen me rezultatin 75:68, ekipi u shpall fitues pasi kishte triumfuar në takimin e parë me 15 pikë diferencë.
Dy lojtarët më të dalluar ishin Bashburn dhe Dardan Berisha, me nga 24 dhe 15 pikë.
Në fund të muajit mars, klubi eliminoi në gjysmëfinale Beroes.
Triumfin e Prishtinës në basketboll e kanë përshëndetur edhe përfaqësues nga klasa politikë në Kosovës.