Sigurimet shoqerite nuk paguajne demet

Sigurimet, shoqerite nuk paguajne demet

Gjatë periudhës janarmars 2014 shoqëritë e sigurimeve paguan më pak dëme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare edhe pse rënia ishte e lehtë 0.12%, jo tregoi tendencën negative, ndryshe nga sa kishte ndodhur në dy muajt e parë të vitit 2014 kur dëmet e paguara nga shoqëritë e sigurimeve u rritën me rreth 0.5%. Sipas të dhënave të AMF-së pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 0.48 miliardë lekë, apo 79.92% të  totalit të dëmeve të paguara bruto. Në rënien e dëmeve të paguara ka ndikuar kryesisht aktiviteti i Jo-Jetës, ku gjatë periudhës janar-mars 2014 ky tregues ishte negativ ( – 0.6%).

Pavarësisht se primet e shkruara bruto të këtij aktiviteti për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rritën me rreth 29%, kompanitë nuk kanë qenë në gjendje t’i përgjigjen me të njëjtën performancë pagesës së dëmeve. Sipas të dhënave të AMF-së edhe pse dëmet e sigurimit motorik përbëjnë pjesën më të madhe ato u ulën me rreth 4% (-10% dëmeve për Kartonin Jeshil dhe -33% për policat   kufitare). Sigurimi i detyrueshëm motorik Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik vlerësohen të kenë arritur vlerën rreth 1.33 miliardë lekë gjatë periudhës janar-mars 2014, duke shënuar një rritje prej 29.72%krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sigurimi i detyrueshëm motorik gjatë periudhës janar- mars 2014 zuri 50.63% të tregut të sigurimeve të Jo- Jetës, i cili u rrit me 29.14% gjatë periudhës janar-mars 2014, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama