Në Shtetet e tjera të zonës euro, tregjet do gumëzhinin. Banka Qendrore Europiane, e cila nga Frankfurti do spostohej në Paris, do shpallte blerjen e pakufizuar të bondeve shtetërore. Në këtë mënyrë BQE-ja do risillte qetësinë në bursat europiane.
Pas një periudhe të shkurtër kohe relativisht të paqtë, prodhuesit automobilistikë gjermanë do shpallnin lajmin se volumi i shitjeve në zonën euro është në rënie të lirë. Veturat gjermane do kushtonin tepër për Eurozonën, falë mbivlerësimit të Markës mbi Euron. Si pasojë industria automobilistike gjermane do humbiste vende pune në atdhe.
Federata e industrialistëve gjermanë do shpallte se ekonomia nuk është aq performuese dhe do u kërkonte sindikatave të pranonin një ulje të pagave. Një tremujorsh më vonë, zyra e statistikave gjermane do jepte lajmin se peshorja e import-eksportit po arrin ekuilibrin sepse janë përgjysmuar eksportet.
Industritë eksportuese të Gjermanisë do ishin në recesion dhe do ulnin në masë rrogat e punëtorëve. Ekonomia kombëtare gjithashtu do fillonte të tkurrej. Në të kundërt, në shtetet e eurozonës ekonomia do stabilizohej në mënyrë progresive.
Volkswageni do shpallte synimin për të spostuar shumicën e prodhimit në vendet e eurozonës. “Marka gjermane është tepër e fortë për prodhimin tonë dhe kemi nevojë për një kurs shkëmbimi më stabël.” Bmw-ja dhe Daimler – Mercedes do thurnin projekte të ngjashme. Në sektorin publik tavani ligjor i borxhit publik do detyronte autoritetet të ulnin vendet e punës dhe të zhvlerësonin pagat prej 0,5%.
Kështu që pas një viti nga dalja nga Euro, Gjermania do të zhytej në një recesion të thellë dhe një rritje të fortë papunësie. Ndërkohë konsumi i brendshëm do tkurrej falë papunësisë dhe uljes së rrogave dhe një numër i madh ndërmarrjesh do shpallnin delokalizimin e tyre në Azi o ShBA. Influenca e bursës së Frankfurtit do ulej në favor të asaj të Parisit, kapitalet financiare do ia mbathnin në drejtime të tjera dhe Marka nuk do ta rimerrte më veten.
Dy vite më vonë, zona euro do të shfaqte një rritje ekonomike të bindshme, mbi 2%. Ndërkohë rezultatet ekonomike të Gjermanisë do ishin në një pikë të vdekur dhe papunësia do qëndronte e lartë.
Rreth dyqind ekonomistë gjermanë do të publikonin një apel solemn për të fuqizuar sistemin ekonomik të vendit. “Tregut të punës i mungon fleksibiliteti – do të deklaronin ata – pagat janë tepër të larta dhe asistenca sociale e papërballueshme.”
“Greqia dhe Spanja janë në rritje, ndërkohë që ekonomia Gjermane është në vështirësi”, do shkruanin ekspertët dy vite më vonë braktisjes së Euros nga ana gjermane.