Sikur ta kishim degjuar Faik Konicen

Sikur ta kishim degjuar Faik Konicen
Ne historine e popullit shqiptar nuk eshte kuptuar dhe as eshte vleresuar si duhet akti i pagezimit te djaloshit Faik bej Konica, i cili u konvertua ne besimin e krishtere katolik me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi ne veren e vitit 1895, kur ai sapo kishte mbaruar studimet e larta ne Dizhon (Dijon) te Frances per Gjuhesi Romane dhe Filozofi.

Ky djalosh mori mesimet e para ne sarajet aterore ne Konice, ku u njoh me qyteterimin persian e arab gjate mesimit te arabishtes, persishtes dhe turqishtes prej nje hoxhe te shkolluar, kurse italishten nisi ta mesonte prej nje mesuesi privat. Duke pare zgjuarsine e tij te veçante, prinderve te tij iu sugjerua ta dergonin per studime ne Kolegjin Saverian te Jezuiteve ne Shkoder, ku ai shkoi e jetoi dy vjet. Ky dergim per vijimin e studimeve ne nje shkolle katolike jezuite tregon, nga njera ane, tolerancen fetare te prinderve te Faikut dhe, nga ana tjeter, se mesuesi i tij privat duhet te kete qene nje katolik (jezuit), shqiptar ose i huaj. Si tregon lista e botuar e nxenesve te kesaj shkolle me rastin e 50-vjetorit te saj, Faiku studioi aty ne vitet 1884 dhe 1885, kur ishte 9 e 10-vjeçar.

Ne Shkoder, kryeqendren e katolicizmit shqiptar, Faiku mesoi me mire italishten dhe u njoh me nga afer me idete e qyteterimit europiano-perendimor. Pervetesimit dhe perhapjes se ketyre ideve nder shqiptaret, siç dihet, ai u kushtoi gjithe jeten. Mbas dy vjetesh ai la Shkodren dhe shkoi per te vijuar studimet ne shkollen katolike franceze te Gallatasarait ne Stamboll, te cilen e kreu me 1890-n, kur ishte 15 vjeç. Ne kete shkolle ai u njoh me djaloshin tiranas Murat bej Toptanin, me te cilin e lidhen bindjet atdhetare. Studimet e plota universitare Faiku i kreu ne Dizhon te Frances ne vitet 1890-‘95 dhe ato pasuniversitare ne Paris ne vitet 1895-‘97, me tej ai studioi edhe ne Universitetin Harvard te Bostonit ne vitet 1909-1912, vitet e para te emigrimit te tij ne SHBA. Gjate gjithe jetes shkollore Faik Konica doli me rezultate te shkelqyera, gje qe deshmon per zgjuarsine dhe aftesite e tij te veçanta.

Zgjuarsia e tij e veçante u shfaq ne rezultatet e larta shkollore, ne shkrimet e tij publicistike, letrare e shkencore dhe ne rastin e konvertimit te tij nga mysliman ne i krishtere me vullnetin e tij te lire. Nje veprim te tille nuk e kishte menduar asnje shqiptar tjeter para tij. Pagezimin e Faik Konices me emrin Domenik e deshmojne edhe disa letra te viteve 1895-‘97 derguar shqiptareve te Bukureshtit, ku ai ka firmosur me emrin e ri Faik Domenik Konica. Keto letra ruhen edhe sot ne dosjen e tij ne Arkivin Qendror te Shtetit shqiptar. Pas vitit 1895, ai nuk e mohoi kurre faktin se ishte konvertuar ne i krishtere, edhe pse emrin Domenik nuk e perdori gjate ne shkrimet e tij.

Shtysat kryesore qe e nxiten kete djalosh, pinjoll te nje familjeje te shquar myslimane, te pagezohej si i krishtere, mendojme se duhen kerkuar ne formimin e tij kulturor e shkencor ne shkolla katolike, si dhe ne perkushtimin atdhetar, ne tolerancen fetare dhe ne intuiten e tij. Duket se Faiku e shihte zgjedhen osmane si nje tjetersim te karakterit europian te popullit shqiptar, prandaj ai mendonte se per te arritur çlirimin kombetar duhej kryer se pari afrimi shpirteror me Europen e krishtere. Me fjale te tjera ai sugjeronte nje evoluim te mendesise fetare, shkeputje prej mendesise myslimane permes konvertimit ne fene e te pareve, ne fene e krishtere, ne fene e perbashket te shqiptareve me kontinentin meme te kohes se para pushtimit osman. Pra, sipas tij, shteti i pavarur shqiptar duhej te ishte i njejte per nga perkatesia fetare me shtetin e Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Terthorazi kuptohet se ai e lidhte procesin e çlirimit kombetar nga zgjedha osmane edhe me nje proces katarsi te pjeses myslimane te popullit tone, e cila duhej te pendohej per braktisjen qe i kishte bere fese se te pareve nen trysnine e rrethanave gjate pushtuesit osman. Ne rikrishterizimin e shqiptareve myslimane ky rilindes shihte nje nga faktoret kryesore per forcimin e unitetit kombetar te kombit tone. Ndasia fetare e popullit shqiptar ne te krishtere e myslimane, e krijuar gjate pushtimit osman, sipas tij, nuk i sherbente unitetit, por perçarjes kombetare, pra vonimit te proceseve çlirimtare. Kete mendim e ka shprehur dhe atdhetari Mustafa Merlika disa dekada me vone. Veçse duhet te pohojme se ky mendim i Faikut dhe pagezimi i tij ne i krishtere ne vitin 1895, ndonese ishin vizionare, ishin te parakohshme.

Jo rastesisht mendimin dhe veprimin e Faikut nuk e vleresuan si duhej dhe nuk i dhane rendesi konsuj te ndryshem te shteteve europiane qe punonin per krijimin e politikes se te ardhmes ne kryeqendrat e vilajeteve shqiptare te Perandorise Osmane. Per çudine tone as atdhetaret shqiptare nuk i kushtuan vemendje. Luigj Gurakuqi tha: katoliket shqiptare nuk fituan ndonje gje te madhe nga pagezimi i Faik Konices. Madje as studiuesit e Konices te para vitit 1944 e ata te mbas vitit 1992 nuk e vleresuan kete mendim e veprim te tij.

Pamundesine e realizimit te ketij hapi te madh psikologjik te popullit shqiptar e tregoi deshtimi i perpjekjeve te ketij rilindesi per ta kthyer pagezimin e vet ne nje levizje te mbare intelektualeve shqiptare myslimane.

Pas pagezimit, Faiku i propozoi mikut te tij te ngushte, Murat bej Toptanit, te pagezohej edhe ai e te dy se bashku te nxisnin miq e shoke te tjere per t’u pagezuar dhe ata. Mirepo Murati iu pergjigj se nuk mund ta bente nje hap te tille, pasi vellezerit Frasheri, te te cilet ai ishte dhender, do ta debonin nga shtepia. Murati pra i dha te kuptonte Faikut se pagezimi ne te krishtere i shqiptareve myslimane qe jetonin brenda Perandorise Osmane, ishte nje veprim qe nuk mund te kryhej, prandaj ky nuk nguli me kembe per kete problem...

Djaloshi tiranas pati te drejte, atmosfera shoqerore dhe ajo fetare ne trojet shqiptare te perandorise nuk mund ta lejonte nje kapercim aq te madh ne ndergjegjen e shqiptareve myslimane, te cilet kishin disa breza ose shekuj qe jetonin si myslimane.

Nderkohe duhet te shtojme se karakteri i parakohshem i mendimit te Konices, per t’i pagezuar shqiptaret myslimane ne te krishtere per te forcuar unitetin kombetar te tyre dhe per te nxitur procesin e europianizimit te mendesise se tyre, nuk e demton karakterin vizionar te ketij mendimi. Karakteri vizionar i ketij mendimi shfaqet ne faktin se ai i parapriu kohes dhe hapi nje epoke te re, gje qe e tregon ecuria e mendesise fetare te shqiptareve nga viti 1895, viti i pagezimit te tij, deri me sot, kur shohim se koha ka punuar per lenien menjane te mendesise myslimane dhe per perqafimin e mendesise se krishtere ose te asaj ateiste.

Po sjellim disa fakte, pa dashur te fyejme ndjenjat e besimtareve te mire myslimane, sepse per ne, besimtaret e mire, qofshin myslimane ose te krishtere, jane njesoj te vlefshem per shoqerine shqiptare dhe ate boterore. Madje ne mendojme se te vlefshem jane dhe jobesimtaret, pra ateistet, kur ateizmi i tyre buron nga bindjet e tyre dhe nuk kalon ne antifetarizem:

1. Qe ne dhjetevjeçaret e pare te shtetit te pavarur shqiptar, ne familjet myslimane atdhetare filluan te emeroheshin femijet jo me emra te mirefillte myslimane si Muhamed, Myftar, Mahmud, Mehmet, Haneme etj., por me emra malesh a lumenjsh (Tomor, Korab, Drin, Vjosa etj.); me emra lulesh a stinesh (Lule, Vera, Manushaqe etj.); me emra kafshesh a shpendesh (Luan, Dash, Skifter, Pellumb, Petrit etj.), si dhe me emra te tjere qe s’kane lidhje me Kuranin e besimin mysliman si Drita, Dritan, Dritero, Liri etj.

2. Ahmet Zogu, mbas marrjes se pushtetit, ne vitin 1925, aprovoi si kalendar zyrtar te shtetit shqiptar kalendarin europian dhe jo ate mysliman; vendosi heqjen e ferexhese dhe hapi vende pune per gra, dha shume bursa studimi per te rinj e te reja ne vendet e Europes Perendimore etj. Keto masa tregojne per synimet e tij proeuropiane dhe jo promyslimane aziatike, synime qe u bene edhe me te dukshme kur ai u martua me nje bije te krishtere hungareze te nje familjeje kontesh dhe jo me ndonje bije te mbreterve a sheikeve te pasur te botes myslimane.

Kjo martese e Mbretit te shqiptareve me nje grua te krishtere europiane nuk erdhi nga shkollimi i tij ne shkolla katolike dhe as duhet kuptuar si perbuzje ndaj fese se prinderve te tij. Martesa e Mbretit Zog tregon se ai e sakrifikoi besimin mysliman per hir te nje ardhmenie me te mire europiane te popullit te tij. Martesa e Mbretit Zog me konteshen Geraldine deshmon se per sa i perket kahut qe duhej t’i jepte shtetit te tij drejt Lindjes apo drejt Perendimit, kishte mendesi prej prijesi.

Si prijes ai kuptoi se interesat e atdheut e te popullit kerkonin qe ai te kryente nje proces te kundert me procesin qe kishin kryer stergjysherit e tij. Ashtu si shumica e shqiptareve, stergjysherit e Ahmet Zogut, te detyruar nga rrethanat, kishin sakrifikuar besimin e krishtere e ishin konvertuar ne myslimane jo vetem per lehtesim te zgjedhes osmane, por dhe per te mbrojtur qenesine e tyre shqiptare nga presionet asimiluese te kishes ortodokse serbe e asaj greke. Ne kushtet e reja, Mbreti Zog i dha familjes se tij nje kah drejt botes se krishtere. Bijte e vet ai i pagezoi me emra te krishtere, kurse femijet e djemve te tij mendojne e jetojne sot si te krishtere. Ky kah qe po i jepte Mbreti yne Shqiperise drejt Europes se krishtere, po te mos kishte ndodhur Lufta e Dyte Boterore, do te kishte ndikuar per nje largim te ngadalshem e pa dhune te shume te rinjve shqiptare nga myslimanizmi.

3. Gjate regjimit komunist, propaganda antifetare dhe procesi i dhunshem i luftes kunder besimeve fetare, ndikoi per dobesimin e besimit fetar te shqiptaret, por ky proces solli deme me te medha te besimtaret myslimane, pasi besimi i tyre ishte nje besim me i ri e me rrenje me te dobeta. Populli shqiptar ne trojet e veta kishte gati njezet shekuj qe kishte perqafuar fene e krishtere prej misionaresh te medhenj si: Shen Pali, Shen Timoteu, Shen Asti, Shen Kostandini i Madh, Shen Jeronimi etj.

Nga radhet e besimtareve te krishtere kishin dale gjate shekujve shume bij te shquar, klerike ose jo, si dhe shkrimtare e martire qe kishin dhene jeten per ruajtjen e levrimin e gjuhes shqipe dhe per lirine e atdheut. Kurse pjesa myslimane e popullit shqiptar kishte vetem dy a tre shekuj qe ishte konvertuar dhe kete konvertim shumica e tij e kishte bere nga halli. Prej pjeses myslimane te popullit shqiptar, edhe pse perbente pjesen me te madhe numerike te popullit, bijte e shquar dhe martiret e gjuhes shqipe dhe te lirise ishin me te pakte. Edhe procesi i dhunshem per emancipimin e gruas shqiptare, ndalimi i martesave me me shume se nje grua, nxjerrja e grave patjeter ne pune etj., ndikuan per dobesimin e mendesise myslimane, e cila e trajton femren vetem si qenie shtepiake dhe jo shoqerore.

4. Pas viteve 1991-‘92, shkermoqja e komunizmit ne Shqiperi dhe kthesa e madhe qe duhej marre, kerkonte nje proces katarsisi. Ish-udheheqja e Partise Komuniste shqiptare, e cila e kishte udhehequr popullin ne nje qorrsokak plot sakrifica e krime te panevojshme, mbas deshtimit te sistemit socialist, duhej t’i kerkonte te falur popullit per gabimet dhe sidomos per krimet e kryera. Zoti Ramiz Alia, zonja Nexhmije Hoxha e kompani, duke qene njerez qe e urrenin besimin e krishtere, urrenin edhe thelbin e tij, pendesen dhe ndjesen, pra kerkesen e te falurit, qe ndihmon per t’u korrigjuar e shkuar perpara.

Per me keq akoma, klani Hoxha e Alia punuan qe njerezit e tyre te filtroheshin ne udheheqjet e partive te reja per te vijuar krimin e mbajtjes se pushtetit, si dhe pasurimin e tyre ne kushtet e reja te pluralizmit. Madje edhe sot, pas 20 vjetesh, ata nuk i kerkojne falje popullit per krimet e bera, por justifikohen duke thene: ashtu ishte sistemi shoqeror. Sundimi i tyre gjakatar dhe kjo kembengulje per te justifikuar krimet e tyre, tregon se ata nuk kishin pasur kurre ndjesi prej prijesi te popullit. E kush nuk e di se me te tjere njerez, si: Zai Fundo, Zef Mala, Nako Spiru, Sejfulla Maleshova, Drita Kosturi, Selfixhe Broja, Ymer Dishnica etj., qe ata i menjanuan, sistemi komunist do te ishte zbatuar me tolerance, me pasoja jo aq te renda dhe se fundi deshtimi e shkermoqja e tij mund te ishte shoqeruar me nje proces pendese dhe me largim te sinqerte nga pushteti.

5. Pas vitit 1992, populli i thjeshte iu fut rruges per nje shpelarje shpirterore, filloi nje proces i rikthimit te besimi fetar. U rihapen kishat, xhamite e teqete dhe populli filloi t’i frekuentonte ato per te treguar se nuk e kishte deshiruar mbylljen dhe prishjen e tyre te vitit 1967. Filloi nje fushate pagezimesh e ripagezimesh. Krahas pagezimit te ish-besimtareve te krishtere e bijve te tyre, pati edhe shume pagezime te shqiptareve ish-myslimane ne te krishtere, sidomos ne te krishtere protestante, por asnje shqiptar ish i krishtere nuk u konvertua ne mysliman.

6. Pas vitit 1992, botimi i veprave te Pjeter Pepes, At Zef Pellumbit, Lek Pervizit etj., ku pershkruheshin perndjekjet, torturat dhe vuajtjet e klerikeve, sidomos te atyre katolike gjate regjimit komunist, e forcuan me tej respektin dhe dashurine ndaj fese se krishtere.

7. Shkrimtari i talentuar shqiptar, Ismail Kadare, edhe pse ishte ateist per nga bindjet fetare, u beri thirrje shqiptareve ne vitet 1993-‘94, pikerisht qe nga Franca, prej ku u kishte bere te njejten thirrje gati nje qind vjet me pare Faik Konica, qe te ktheheshin ne fene e te pareve, duke u pagezuar si te krishtere katolike. Kesaj thirrjeje ne kushtet e reja iu pergjigjen mjaft intelektuale dhe njerez te thjeshte ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni.

8. Intelektuali dhe udheheqesi i shquar i popullit shqiptar te Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, gjeti nje nga nxitjet dhe frymezimet kryesore per pavaresine e Kosoves te jeta dhe vepra e priftit katolik Pjeter Bogdani dhe ne bemat e miresise se Nene Terezes.

9. Sot, mjaft te rinj e te reja, qe shkojne per te punuar a studiuar ne vendet e krishtera te Europes ose Amerikes, po pagezohen si te krishtere, ndoshta te detyruar nga rrethanat konkrete, por ndoshta edhe nga bindjet e reja fetare qe pervetesojne aty. Ky fenomen po shtrihet sidomos te femijet qe lindin ne ato vende. Mesa duket, prinderit deshirojne qe femijet e tyre ne keto vende te mos jene te ndryshem per nga formimi kulturor e fetar ne krahasim me femijet vendas. Ky proces, me thene te verteten, ndikon ne asimilimin e shpejte te shqiptareve te diaspores se sotme, prandaj prinderit, si dhe shteti shqiptar duhet te ndihmojne qe femijet e diaspores sone te re ta mesojne gjuhen shqipe me te folur e me te shkruar, te mesojne historine dhe kulturen shqiptare.

10. Sa me shume kulturohen shqiptaret, sa me shume shtetet ku ata jetojne (Shqiperia, Kosova e Maqedonia) u afrohen Europes e Amerikes; sa me shume vajzat shqiptare pelqejne te vishen me minifunde e dekolte; sa me shume ato marrin pjese ne jeten shoqerore, kulturore, politike te vendit, aq me shume ato dhe bashke me to e gjithe shoqeria, i largohet mendesise myslimane...

Shkurt mund te themi se shumica e popullit shqiptar gjate kohes se sundimit osman, e ndikuar prej mendesise sunduese myslimane dhe presioneve asimiluese te kishes greke e asaj serbe, u detyrua te nderronte besimin nga i krishtere ne mysliman. Ne ate kohe u krijua mendesia se nuk ishte diçka per t’u mburrur te qenet i krishtere, por se ishte me mire te ishe mysliman, te ishe i nje feje me sunduesin. Ndersa gjate viteve te shtetit shqiptar te pavarur, gjate kohes se diktatures dhe sidomos sot, kur synimi kryesor mbetet bashkimi me shtetet europiane, ku sundon besimi i krishtere, dashur pa dashur, shqiptaret po jetojne procesin e rikthimit te feja e te pareve, pra rikrishterizimin e tyre, ate proces qe e hapi 115 vjet me pare djaloshi vizionar, njezetvjeçari Faik Konica.

Duke pare ecurine e mendesise fetare te shqiptareve gjate ketyre 115 vjeteve te kaluara, mund te kuptojme kahun e ecjes per 100 vjetet e ardhshem. Natyrisht qe nuk mendojme se do te shkohet te zhdukja e besimit mysliman midis shqiptareve, por te ndryshimi i raportit midis besimit mysliman e atij te krishtere. Shqiptare myslimane ka per te pasur sado qe te shtohen radhet e te krishtereve dhe te afetareve, per shkak te forces se zakonit, per shkak te lidhjeve dhe interesave te ndryshme, si dhe per shkak te interesimit dhe investimit te vijueshem qe tregojne disa qarqe myslimane boterore, te cilat urojme te mos kene qellime te keqija prapa investimeve te tyre.

Per hir te se vertetes duhet thene se shqiptaret myslimane, duke perbere shumicen e kombit, ndiejne per detyre qe te forcohet karakteri kombetar i kishes se krishtere, sidomos i asaj ortodokse. Kete fakt e tregoi nderhyrja energjike e Uran Butkes me shoke me 1992-shin gjate ceremonise per emerimin e peshkopit grek Anastas Janullatos si kryepeshkop te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Duke ditur se pjesa kryesore e kishes nuk jane muret e godines, por anetaret qe bejne jeten fetare ne te, mendojme se po te kete çdo kishe ortodokse ne Shqiperi shumicen e anetareve shqiptare atdhetare, kjo shumice e detyron klerikun e kishes dhe kryeklerikun, qe te mbaje edhe mesha te veçanta per probleme qe forcojne lidhjet shpirterore te kombit tone. Te tilla mesha mund te mbahen per viktimat e shqiptareve te Çamerise, si dhe per çdo shqiptar qe vritet sot padrejtesisht ne emigracion etj. Forcimi i karakterit kombetar e autoqefal te kishes sone ortodokse ka nevoje per shtimin e radheve te besimtareve me shqiptare atdhetare. Per kete arsye konvertimi i shqiptareve myslimane ne ortodokse eshte nje veprim ku mund te shfaqet e duhet te shfaqet atdhetarizmi i tyre.
Ne Kosove e Maqedonine Perendimore, po te arrihet qe kishat ortodokse te mbushen me shumice besimtaresh shqiptare atdhetare, keta do te nxjerrin nga radhet e tyre kleriket e vet dhe do te fillojne ta mbajne meshen ne gjuhen shqipe. Me kete rruge dalengadale kishat ortodokse ne keto vende mund te rishqiptarizohen dhe te kthehen ne origjinen e tyre si ishin para pushtimit serbo-bullgar e atij osman.

Nder mesimet themelore qe dalin nga ky veshtrim i shkurter mbi ecurine e besimit fetar te shqiptareve, mund te permendim disa:

1. Sikur shqiptaret ta kishin vleresuar e degjuar Faik Konicen dhe te kishin filluar qofte dhe ngadale procesin e rikrishterizimit te tyre qe ne vitet e Rilindjes, ata dhe trojet e tyre do te kishin pasur nje fat me te mire ne vitin 1913, vitin e ndarjes se kufijve.

2. Ecuria drejt europianizimit te Shqiperise e drejtuar prej Mbretit Zog do te kishte qene me e fuqishme dhe me rezultative.

3. Diktatura shqiptare do te kishte qene me tolerante dhe shkermoqja e diktatures do te kishte qene e shoqeruar me pendese e katarsis, ndoshta si ne Poloni.

4. Shume te rinj e te reja qe sot nuk ushqejne asnje ndjenje pozitive per edukaten fetare dhe mburren qe nuk shkojne as ne xhami e as ne kishe, do te kishin marre nje edukate te mire fetare dhe do te kishin ndihmuar ne forcimin e karakterit kombetar te kishes shqiptare ortodokse, qe po merr ngjyra greke dhe te xhamise shqiptare qe po merr ngjyra arabe, ngjyra qe ato nuk i kane pasur me pare.

5. Udheheqesit e tranzicionit nga te dyja palet do te kishin pasur nje edukate me qytetare dhe nuk do te luftonin aq egersisht midis tyre per pushtet, por do te kishin luftuar per demokratizimin e jetes, per rritjen e mireqenies se popullit dhe do te ishin ata qe do ta kishin paraprire e shpejtuar procesin e europianizimit te shqiptareve.

6. Intelektuale te shquar si I. Kadare e I. Rugova, nuk do te kishin bere vetem deklarata per rikrishterizimin tone, por do te ishin pagezuar vete me femijet e tyre.

7. Shqiptaret, te cilet kane qene e jane tolerante ndaj besimit fetar, po ta kishin degjuar Faik Konicen, do ta kishin perqafuar me shpejt e me masivisht procesin e nderrimit te besimit fetar per nje ardhmeri me te mire kombetare europiane.

8. Perqafimi i sinqerte i krishterimit do ta ndihmonte popullin shqiptar te çlirohej nga disa ndjenja te tepruara egoizmi e kapadailleku dhe do ta kishte bere me tolerant e me dashamires ndaj njeri-tjetrit.
Si perfundim mund te themi se nderrimi i fese nuk i ka armiqesuar shqiptaret midis tyre dhe nuk i armiqeson as sot. Armiqesine fetare nder shqiptaret e nxisin vetem disa qarqe te huaja shoviniste ose fondamentaliste, qe nuk ia kane dashur e nuk ia duan te miren kombit tone, por perpiqen ta kthejne ate ne mish per top.

Sot shqiptaret mund te marrin nje qytetari te dyte, ate amerikane, greke, italiane, gjermane, kanadeze etj., sipas vendit ku jetojne, por nuk duhet te nderrojne perkatesine kombetare, pasi ky nderrim ka pasoja shume te renda, qe shpejt a vone i shpie ne armiqesi me bashkekombesit e vet.



Prof. As. Dr. Thanas, L. Gjika

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama