Sikur te mos kisha lindur ne Shqiperi

Sikur te mos kisha lindur ne Shqiperi
Lotaria e lindjes është përgjegjëse për shumëçka nga ajo se cilët ne jemi sot. Nëse nuk do të kishim lindur në Shqipëri, si do të kishte qenë vallë jeta jonë? Një faqe interneti e krijuar pak kohë më parë (www.ifitweremyhome.com), sjell shifra konkrete që krahasojnë me përqindje të sakta, se si do të ndryshonte jeta jonë nëse do të kishim lindur në çdo shtet tjetër anekënd botës. Të dhënat që pasqyrojnë indekset krahasuese janë marrë nga botimet e CIA-s, të quajtur World Factbook. Klikoni dhe ëndërroni, por mos harroni se ka edhe më keq...

Të mos e fshehim. Sado patriotë të jemi, - dhe jemi, - cilido prej nesh e ka shpënë të paktën njëherë nëpërmend se si do të kishte qenë jeta jonë nëse do të kishim lindur diku tjetër. Ca më shumë duhet ta kenë menduar, vjedhurazi e frikur, nën zë, prindërit tanë vite më parë. Ca më pak e mendojnë emigrantët e sotëm, të ikurit e djeshëm të gati 20 vjetëve më parë, që prej kohësh përpiqen t’i sistemojnë diku tjetër rrënjët e tyre, e vendlindja i ngjan më shumë një mirazhi në gusht, të cilit çdo ditë e më shumë i arratisen pa bëzajtur.

Më e mirë? Shumë më e mirë? Më e keqe, apo thjesht ndryshe...? A do të ishim më i njëjti person? Eh, kur nuk iu arratisesh dot halleve, atëherë nis e ëndërron...

Një faqe interneti e krijuar pak kohë më parë (www.ifitweremyhome.com), na vjen në ndihmë edhe me shifra konkrete që krahasojnë me përqindje të sakta, se si do të ndryshonte jeta jonë nëse do të kishim lindur në çdo shtet tjetër anekënd botës. Të dhënat që pasqyrojnë indekset krahasuese janë marrë nga botimet e CIA-s, të quajtur World Factbook, ku gjenden informacionet për të gjitha shtetet e botës. Në këtë faqe interneti mund të klikosh, të ëndërrosh dhe të shuash gjithë kureshtjet që mund të kesh lidhur me nivelin e jetesës, të ardhurat, konsumin e energjisë, lindshmërinë, vdekshmërinë...

Brenda kësaj dritareje, mbështetur në këto shifra, vërtet që mund të thuash me plot gojën, ah sikur të kisha lindur këtu apo atje! sepse fundja është vetëm çështje fati, apo sepse kështu e vendosi Zoti, që ne të lindnim në Shqipëri dhe jo në mes të Amerikës, Francës, Australisë, Iralndës, Maldiveve, Japonisë, Zvicrës... E megjithatë, mos harroni se po aty mund të zbuloni se po i njëjti fat, apo Zoti, mund të kishte bërë që vendlindja jonë të projektohej në  Afganistan, Azerbajxhan, Indi, Burkina Faso, Kenia, Zimbabve apo Sri Lanka...
 
Nëse do kishim lindur në SHBA, në vend të Shqipërisë...

do përdornim 12.7 herë më shumë energji elektrike
do shpenzonim 17.6 herë më shumë para për kujdesin shëndetësor
do fitonim 7.4 herë më shumë para
do konsumonim 6.8 herë më shumë karburant
do përjetonim 68.54% më shumë një ndarje klasash
do kishim 65.81% më pak rrezik të vdekshmërisë foshnjore
do kishim 22.5% më shumë mundësi punësimi
do kishim 10.14% më pak fëmijë
do jetonim 0.11 vjet më gjatë
 
Nëse do kishim lindur në Britaninë e Madhe dhe jo në Shqipëri...

Do përdornim 5.7 herë më shumë energji elektrike
Do fitonim 5.6 herë më shumë para
Do shpenzonim 7.4 herë më shumë për shëndetin
Do harxhonim 3 herë më shumë karburant
Do kishim 73.39% më pak rrezik për të vdekur foshnjë
Do kishim 33.33% më shanse për tu punësuar
Do kishim 30.67% më pak fëmijë
Do përjetonim 27.34% më shumë ndarjen e klasave
Do jetonim 1.03 vite më gjatë
 
Nëse Franca do të ishte vendlindja jonë...

Do përdornim 7.1 herë më shumë energji elektrike
Do fitonim 5.2 herë më shumë para
Do shpenzonim 9 herë më shumë për shëndetin
Do harxhonim 3.3 herë më shumë karburant
Do ishim 81.57% më pak të rrezikuar ndaj vdekshmërisë foshnjore
Do kishim 19.23% më pak fëmijë
Do përjetonim 22.47% më shumë ndarjen klasore
Do jetonim 2.96 vite më gjatë
 
Sikur të kishim lindur në Zvicër dhe jo në Shqipëri...

Do përdornim 8.3 herë më shumë energji elektrike
Do fitonim 6.6 herë më shumë para
Do shpenzonim 11 herë më shumë për kujdesin ndaj shëndetit
Do konsumonim 3.9 herë më shumë karburant
Do kishim 77.06% më pak shanse të vdisnim në foshnjëri
Do kishim 63.33% më shumë mundësi punësimi
Do kishim 37.88% më pak fëmijë
Do të përjetonim 26.22% më shumë ndarjen e klasave
Do të jetonim 2.84 vite më shumë
 
Nëse ne do të kishim lindur në Australi...

Do përdornim 10.5 herë më shumë energji elektrike
Do kishim të ardhura 6.2 herë më të mëdha
Do shpenzonim 8.2 herë më shumë para për shëndetin
Do harxhonim 4.8 herë më shumë karburant
Do kishim 74% më pak rrezik të vdisnim foshnje
Do kishim 52.2% më shumë shanse punësimi
Do kishim 19.49% më pak fëmijë
Do përjetonim 3.59 herë më shumë ndarjen e klasave
Do jetonim 1.03 vite më gjatë
 
Nëse vendlindja jonë do kishte qenë Japonia...

Do përdornim 7.4 herë më shumë energjinë elektrike
Do kishim të ardhura 5.2 herë më të larta
Do shpenzonim 6.8 herë më shumë para për shëndetin
Do konsumonim 4.1 herë më shumë karburant
Do kishim 84.47% më pak rrezik të vdisnim që në foshnjëri
Do kishim 53.33% më shumë shanse për tu punësuar
Do kishim 51.85% më pak fëmijë
Do përjetonim 42.7% më shumë ndarjen e klasave
Do jetonim 4.04 vite më gjatë
 
Nëse në vend të Shqipërisë, vendlindja jonë do të kishte  qenë Kina...

Do të përdornim 2.6 herë më shumë energji elektrike
Do të kishim 64.17% më shumë shanse punësimi
Do të përjetonim 55.43% më shumë ndarjen e klasave
Do të konsumonim 35.27% më pak karburant
Do të shpenzonim 43.31% më pak para për kujdesin e shëndetit
Do të kishim 20.92% më pak fëmijë
Do të vdisnim 3.62 vjet më herët
Do të kishim 8.07% më pak shanse të vdekshmërisë foshnjore
Do të fitonim 4.76 më shumë para
 
Nëse do ishte shkruar të lindnim në Emiratet e  Bashkuara Arabe...

Konsumi i energjisë elektrike do ishte 13.5 herë më i lartë
Po ashtu, do konsumonim 10 herë më shumë karburant
Por, do fitonim 6.7 herë më shumë para
Do shpenzonim 3.7 herë më shumë për kujdesin shëndetësor
Do kishim 80% më shumë shanse punësimi
Risku për të vdekur foshnja do ishte 31.51% më i ulët
Do vdisnim 1.81 vjeç më të rinj
Do kishim 3.835 më shumë fëmijë
 
Nëse do të kishim lindur në Indi dhe jo në Shqipëri...

Do të kishim një rrezik 2.7 herë më të madh për të vdekur që foshnjë
Do të konsumonim 75.5% më pak karburant
Do të vdisnim 11.67 vjeç më të rinj
Do të përdornim 50.82% më pak energji elektrike
Do të fitonim 50.79% më pak para
Do të harxhonim 77.43% më pak para për kujdesin e shëndetit
Do të kishim 38.66% më shumë fëmijë
Do të provonim 37.83% më shumë ndarjen e klasave
Do të kishim 10.83% më shumë shanse punësimi
 
Po sikur të kishim lindur në Nigeri në vend të Shqipërisë...?

Do të kishim rrezik 5.2 herë më të lartë të vdisnim foshnjë
Por edhe nëse do kishim pasur fat, përsëri do vdisnim 30.89 vite më të rinj
Do kishim 2.3 herë më shumë fëmijë
Do përdornim 87.18% më pak energji elektrike
Do konsumonim 79.78% më pak karburant
Do provonim 63.67% më shumë ndarjen e klasave
Do fitonim 61.9% më pak para
Do kishim 59.17% më shumë shanse për tu punësuar
Do shpenzonim 84.51% më pak para për kujdesin shëndetësor
 
Nëse vendlindja jonë, në vend të Shqipërisë, do kishte qenë Afganistani...

Shanset për të vdekur që në fëmijëri do të ishin 8.4 herë më të mëdha
do të kishit 2.9 herë më shumë mundësi për të qenë të papunë
do të vdisnit 33.48 vjet më të rinj
do të kishit 2.5 herë më shumë fëmijë
do të përdornit 99.19% më pak energji elektrike
do të konsumonit 98.15% më pak karburant
do të fitonit 87.3% më pak para
do të shpenzonit 76.12% më pak para për kujdesin shëndetësor
 
Nëse do kishim lindur në Burkina Faso...

Shanset për të qenë të papunë do të ishin 6.4 herë më të mëdha
Rreziku për të vdekur që foshnjë do të ishte 4.6 herë më i lartë
Do kishim 2.9 herë më shumë fëmijë
Do të vdisnim 24.81 vjet më të rinj
Do përdornim 96.44% më pak energji elektrike
Do të harxhonim 94.04% mpak karburant
Do fitonim 80.95 më pak para
Do përjetonim 47.94% më shumë ndarjen e klasave
Do shpenzonim 80.84% më pak para për kujdesin shëndetësor
 
Maldivet mund të jenë një vend përrallash, por, nëse  do kishim lindur aty...

Do kishim 58.52% më shumë shanse të vdisnim që foshnja
Do konsumonim 49.35% më shumë karburant
Do përdornim 39.14% më shumë energji elektrike
Do fitonim 33.33% më pak para
Do vdisnim 3.92 vjeç më të rinj
Do kishim 20% më shumë shanse të mbeteshim të papunë
Do kishim 5.78% më pak fëmijë
Do shpenzonim 10.76% më shumë para për kujdesin shëndetësor
 
Nëse vendlindja jonë do të ishte Mali...


Rreziku për të vdekur që foshnjë do të ishte 6.3 herë më i lartë
Do kishim 3 herë më shumë fëmijë
Shanset për të mbetur të papunë do të ishin 2.5 herë më të mëdha
Do vdisnim 25.96 vjeç më të rinj
Do përdornim 96.47% më pak energji elektrike
Do konsumonim 96.1% më pak karburant
Do fitonim 80.95% më pak para
Do përjetonim 50.19% më shumë ndarjen e klasave
Do shpenzonim 82.41% më pak para për kujdesin shëndetësor
 
Sikur të kishim lindur...te fqinji ngjitur, Maqedonia...

do shpenzonim 3.8 herë më shumë energji elektrike
shanset për të qenë të papunë do të ishin 2.6 herë më të mëdha
do kishim 51.22% më pak shanse të vdisnim foshnjë
do përjetonim 46.07% më shumë ndarjen e klasave
do fitonim 42.86% më shumë para
do shpenzonim 65.35% më shumë para për kujdesin shëndetësor
do konsumonim 26.24% më pak karburant
do kishim 22.55% më pak fëmijë
do vdisnim 3.21 vjeç më të rinj
 
Nëse vendlindja jonë do ishte Italia, fqinji matanë detit...

Konsumi i energjisë elektrike do ishte 5.5 herë më i lartë
Do fitonim 4.8 herë më shumë para
Do shpenzonim 6.9 herë më shumë para për kujdesin shëndetësor
Konsumi i karburantit do ishte 3 herë më i madh
Do kishim 69.88% më pak shanse të vdisnim foshnjë
Do kishim 47.95% më pak fëmijë
Shanset e punësimit do ishin 37.5% më të mëdha
Do përjetonim 19.85% më shumë ndarjen e klasave
Do jetonim 2.2 vjet më shumë

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama