Silvio Berluskoni dorezon Milanin ne duart e kinezeve

Silvio Berluskoni dorëzon Milanin në duart e kinezëve

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka konfirmuar se së shpejti, klubi do të jetë në duart e konglomeratit kinez me të cilin ka negociuar prej shumë muajsh. Berluskoni, pas largimit nga spitali ku ishte shtruar prej disa javësh për një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, ka shpjeguar se vendimi është marrë dhe se investitorët e rinj do të shpenzonin shifra të mëdha për ta kthyer klubin në lavdinë e zakonshme.

hi-res-e3a0f4120848f97e5d96fba87a601c3c_crop_exact

"Milani tashmë ka ndërmarrë rrugëtimin drejt Kinës, situata e klubit është shumë e thjeshtë. Unë kam bërë një rrugëtim prej 26 vitesh të cilët më pas u bënë 30, por në 4 vitet e fundit, pas dënimit paradoksal që më pa të dënuar me 4 vite burg, realisht shqetësimi im ishte tjetër. Ndaj në këto katër vite nuk e kam ndjekur Milanin si në të kaluarën", shpjegoi Berluskoni para gazetarëve.

hi-res-609dc63d494613a96f51e463af73a4c8_crop_exact

"Tani mbyll këtë rrugëtim prej 30 vitesh me 28 fitore të mëdha, me shumë vende të dyta dhe një popull kuqezi që është shtuar në numër. Mendoj se zgjedhja e fundit është e rëndësishme: ajo që t'i dorëzojë Milanin dikujt që është gati të investojë për ta kthyer protagonist në Itali, Europë dhe botë", vijoi ai.

"Unë kam hequr dorë nga pretendimet për çmimin e shitjes. Kam pranuar atë që më propozuan dhe që nuk merr për bazë vlerën e markës. Por kam kërkuar që të ekzistojë përkushtimi i blerësve që të hedhin në arkat e klubit të paktën 400 milionë euro në dy vitet e ardhshme", tha ai.

180373cf843218b17abc37

Marrëveshja e bashkëpunimit me konglomeratin kinez, për të filluar procedurat e shitjes së klubit, do të nënshkruhet me datë 12 korrik.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama