Simaku ne finalen e British Composer Awards 2009

Simaku ne finalen e British Composer Awards 2009
Ai është kompozitori i mirënjohur Thoma Simaku, i cili do të garoje për çmimin Kompozitori Britanik i Vitit 2009 (British Composer Awards 2009). Simaku në këtë konkurs garon në kategorinë e pjesëve instrumentale me veprën Soliloquy V - Flauto Acerbo. Këto çmime jepen nga Akademia britanike e kompozitorëve dhe autorëve (British Academy of Songeriters, Composers and Authors). Çmimet e kësaj akademie shpeshherë janë krahasuar me çmimet BAFTA. Pjesa e kompozuar nga Simaku luhet përmes instrumentit Recorder, cilësia tingullore e të cilit ngjan pak me atë të fyellit në muzikën tone popullore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama