Po në të njëjtën datë, pas 469 vjetësh, në 28 nëntorin e 1912-ës, diplomati i shquar, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallë pavarësinë e shtetit shqiptar. Po në të njëjtën datë, pas 512 vjetësh, nga ngritja e flamurit në Krujë, dhe pas 43 nga ngritja e flamurit në Vlorë, më 28 nëntor të vitit 1955 në fshatin Prekaz të Drenicës, të lindi Adem Jashari, njeriu që doli ballë procesit të çlirimit të Kosovës.
Po në të njëjtën datë, pas 554 vjetësh, që prej ngritjes së flamurit shqiptar në Krujë, pas 85 vjetësh, nga ngritja e flamurit shqiptar në Vlorë dhe pas 42 vjetësh, nga lindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, më 28 nëntor të vitit 1997, u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ishte UÇK-ja ajo që ndërroi kahet e historisë më të re të kombit shqiptar. Ndërsa më 28 nëntor të vitit 1998, përmes referendumit mbarëpopullor, në Republikën e Shqipërisë, u adoptua Kushtetuta e saj, e cila në preambulën e vet, në mënyrë eksplicite thekson: “aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”.
Ndërsa më 28 nëntor të vitit 2012 shqiptarët kremtojnë 100-vjetorin e krijimit të shtetit të tyre.