Kur Frenk Sinatra u largua nga Orkestra e Tomi Dorsit në vitin 1942, ai u bë këngëtari i parë i bandave të mëdha që prej Bing Krosbit, që vazhdoi karierën si solist i sukseshëm. Dhe çfarë kariere ishte ajo: miliona albume të shitura, koncerte në gjithë botën, filma, serialë televizivë, pronësia e një kompanie të madhe regjistrimesh dhe natyrisht këngët karakteristike, që i kanë qëndruar kohëve.
Qyteti i Nju Jorkut ishte një prej 3 qendrave në Shtetet e Bashkuara që zhvilluan ceremonitë përkatëse me rastin e nxjerrjes këtë javë në shitje të pullës së re me Frenk Sinatrën. Ceremoni u zhvilluan edhe në Llos Vegas të Nevadës dhe në vendlindjen e Sinatrës, Hoboken të Nju Xhërzit. Ceremonitë përkujtore të këtij muaji me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Frenk Sinatrës nxorën në pah edhe një herë suksesin e tij në kinematografi dhe në muzikë.
Në televizionin me kablo do të transmetohet një maratonë filmash të Sinatrës dhe do të nxiret në shitje një koleksion me filmat e tij më të famshëm. Po këtë muaj doli në shitje një album i ri nga repertori i këngëve të Frenk Sinatrës. I titulluar “Nothing But The Best” ky album përfshin versione të ri-perfeksionuara të këngëve të preferuara të Sinatrës si "Fly Me To The Moon."
(VOA)