Siria ne kaos gruaja e Asad blen mobilie luksi per pushime

Siria ne kaos, gruaja e Asad blen mobilie luksi per pushime
Siria është në luftë civile. Deklarata ka ardhur dje nga misionarët e paqes që shohin nga afër situatën në terren, por edhe nga vetë Presidenti Bashar al Asad, i cili në një fjalim në televizion pohoi se vendi ndodhej në luftë të vërtetë.

Dy ditë më parë, në një fshat sirian bombardimet e qeverisë dhe sulmet e milicisë kanë shkaktuar vdekjen e mbi 200 personave dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë shkuar në terren për të vërtetuar pasojat e masakrës së mohuar nga forcat e Asad. Vendi është në kaos, por kjo nuk pengon zonjën e parë siriane të bëjë “shopping” në internet me shifra marramendëse.

Asma al Asad, gruaja e Presidentit al Asad, blen në dyqanet më të shtrenjta të Londrës, duke shpenzuar mbi 300 mijë euro për mobilie luksi. Sipas britanikes “Mail on Sunday”, zonja Asad ka urdhëruar një porosi me vlerë 270 mijë paund për tavolina, divane, tapete, shandanë… të gjitha të stilit turk, të blerë në një prej dyqaneve në të shtrenjtë të dizajnit në Çelsi, dhe të gjitha për të arreduar rezidencën e saj verore, 200 milje larg Damaskut.

Mediat britanike krahasojnë fotot e mobilieve luksoze dhe jetës që bën zonja Asad me rrugët e qyteteve ku çdo ditë vdesin dhjetëra njerëz. Sipas OKB-së, prej rreth 15 muajsh, kur në Siri kanë nisur protestat për rrëzimin e Presidentit Bashar al Asad, kanë humbur jetën rreth 16 mijë njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve janë civilë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama