Siriani qe u pengua nga gazetarja ishte xhihadist vrau 50 persona

Siriani qe u pengua nga gazetarja ishte xhihadist, 'vrau 50 persona'

Refugjati sirian Osama Abdul Mohsen i cili u pengua nga kameramanja hungareze më parë ka qënë xhihadist dhe akuzohet se ka ekzekutuar 50 persona.

Sipas të përditshmes britanike “Internationalpolicydigest” siriani Mohsen dyshohet se ka qënë një militant i një organizate xhihadiste e quajtur “Al Nusra”.

Me refugjatin u solidarizua e gjithë bota madje edhe presidenti i klubit të Realit të Madridit, Florentino Perez i cili shoqëroi Mohsen gjatë vizitës në stadiumin mitik “Santiago Bernabeu”.

“Përpara se të largohej nga vendi Osama Mohsen ka luftuar për Al Nusran. Ai nuk ka qenë trajner futbolli ashtu sikurse pretendon. Ai ka qenë një xhihadist dhe vrasës, asgjë më shumë. Mohsen ka qenë i përfshirë në ekzekutimin mizor të 50 kurdëve”- u shpreh zëdhëndës i Partisë siriane kurde Bashkimi Demokratik.

Al Nusra shtrihet në Siri dhe është organizatë e ngjashme si e Al Kaedas.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama