Sistemi energjetik Gjiknuri Liberalizimi i tregut hap themelor

Sistemi energjetik, Gjiknuri: Liberalizimi i tregut, hap themelor

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se sektori energjetik ka probleme financiare. Në fjalën e tij ai u shpreh se, Ministria e Energjetikës do të mundësojë liberalizimin e tregut, kjo përbën një rëndësi themelore dhe një hap të rëndësishëm për sistemin energjetik.

Ministri  theksoi se,  përsa i përket burimeve ky sektor nuk mund të mbështetet vetëm te ato hidrike.

“Ju jeni pjesë e rëndësishme e sistemit dhe do bëheni pjesë e problemeve që ka sistemi energjetik. Problemi i likuiditetit të prodhimeve tuaja do të jetë i vazhdueshëm. Parësore është reforma në sektorin e energjisë. Pak më parë shtymë ligjin për energjinë e rinovueshme, qëllimi ishte të fitojmë kohë në mënyrë që të dialogojmë.

Po ashtu, ministri konfirmoi miratimin e ligjit që synon të liberalizojë tregun e energjisë.

“Duhet të rishikohen HEC-et private. Ka probleme financiare në sektorin energjetik. Do miratojmë shumë shpejt ligjin e ri për energjinë që synon të liberalizojë tregun e energjisë. Qeveria e kaluar filloi një politikë të pa planifikuar”.

Gjiknuri qartësoi faktin se, nëse nuk ndërmerren reforma atëherë sistemi energjetik do të përballet me një situatë të pafavorizuar.

“Jemi koshientë që situata është e tillë. Shqipëria duhet të mendojë për diversifikimin e sektorit të energjisë. Qëndrueshmëria e sektorit energjetik do varet nga diversifikimi i burimeve. Reformat duhet të ndërmerren këtë vit në të kundërt sektori energjetik do të ndodhet në situatë shumë të keqe. E rëndësishme është që Shqipëria të interkonjektohet”, - vijoi më tej Gjiknuri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama