Situata në Kumanove- OSBE Te shmangen pershkallezimet

Situata në Kumanove- OSBE: Te shmangen pershkallezimet

SHKUP, 9 Maj/ATSH/- Misioni i OSBE-së në Shkup po monitoron dhe vlerëson nga afër situatën e sigurisë në Kumanovë dhe kërkon që të gjithë palët e shqetësuara të tregojnë vetëpërmbajte.

Përmes një komunikate për publike, shefja e këtij misioni në Maqedoni, Marianne Berecz bën thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje.

“Besojmë se siguria e civilëve është me një rëndësi të veçantë në këto momente. Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse dhe u kërkojmë të gjithë qytetarëve dhe partive në Maqedoni që të ruajnë qetësinë. Parësore në këto orë është shmangja e përshkallëzimit të situatës, që mund të çojë në rritje të mëtejshme të luftës”- thuhet në deklaratën e OSBE-së./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama