- Bile edhe vetem shikimi i dikujt qe sillet keq, ndikon demshem ne rezultatin e te punesuarve – terheqe verejtjen prof. Rhona Flin. Studimi i saj po ashtu ka treguar se ekziston nje lidhje midis sjelljes se pahijshme dhe gabimeve ne pune.
Studimi ka treguar se, nga kirurget qe punojne ne sallen e operacionit, rreth 66% prej tyre kane shijuar sjelljen e pahijshme te infermiereve, derisa 53% te infermiereve kane deklaruar se, ne gjashte muajt e fundit, kane perjetuar sjellje te pahijshme nga kirurget.
Perfundimi i studimit eshte se sjellja njerezore dhe e civilizuar ka me shume rendesi edhe se atmosfera pozitive ne vendin e punes.
Punetoret te cilet me shpesh ballafaqohen me ngjarje te pakendshme ne pune me shpesh marrin dite te panevojshme te lira dhe nuk perpiqen sikur te tjeret, ka treguar studimi amerikan.
Kunder sjelljes jo te kulturuar duhet luftuar, por duhet te jemi te vetedijshem se mund te ballafaqohemi me hakmarrje profesionale. Nese ndokush tregon per keqtrajtimin me te cilin ballafaqohet, kjo mund te kete per pasoje dhenien e obligimeve te teperta te punes si dhe sanksione te tjera te pashpirta, kurse nga koleget mund te pasoje leçitja (izolimi). Por, eshte pare se ata qe kane heshtur dhe kane duruar represionin, kane paguar nje çmim me te madh, me nervoze te madhe, merzi, semurje me te shpeshta dhe prirje per depresion.