Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Njerëzit përdorin mediat sociale kryesisht për qëllime informative dhe shprehëse.
Dhe këto qëllime bëhen përcaktues në sjelljet e tyre në botën reale. Shkencëtarë nga Universiteti i Wisconsin-Madison, krahasuan ndikimin e mediave sociale në sjelljen e njerëzve offline. Rezultatet treguan se personat që përdornin mediat sociale (blog, twitter facebook, etj) për kërkime informacioni në internet sillen ndryshe në botën reale krahasuar me personat që i përdorin mediat sociale për të shprehur opinionet e tyre.
Gjatë studimit, u vu re se studentët e universiteteve që përdornin mediat sociale për t’u informuar në lidhje me një protestë, nuk ishin të prirur të merrnin pjesë në protesta; ndërsa personat që i përdornin mediat sociale për të shprehur pikëpamjet e tyre bëheshin nxitës të protestave në botën reale..
Sipas studimit, përdorimi i mediave sociale për mbledhjen e informacionit dhe përdorimi i këtyre mediave për të shprehur veten (nëpërmjet blogut, twitter facebook, etj) ndikojnë ndryshe për sjelljen në botës reale. Autorët e studimit thonë se ndërsa të rinjtë përdorin mediat sociale për mbledhjen e informacionit më shumë sesa përdorin mjetet tradicionale (radio, televizion gazeta, etj.), sociologët që merren me çështje të opinionit dhe sjelljet shoqërore e individuale duhet t’i kushtojnë kujdes kësaj kohe që njerëzit shpenzojnë në internet.
http://astritlulushi.wordpress.com/2012/12/09/sjelljet-online-dhe-offline/