Sjelljet qe demtojne lidhjen

Sjelljet qe demtojne lidhjen
Cilat janë veprimet dhe gjestet që irritojnë një femër? Nëse dëshironi të tejkaloni me sukses provën e takimit të parë, ndiqni këshillat e specialistëve të vëzhgimit të raporteve në çift. Studiues dhe specialistë të vëzhgimit të raporteve në çift kanë publikuar në revistat prestigjioze amerikane, disa këshilla për sjelljet apo veprimet që kurrë s’duhet t’i bëni kur jeni me partneren tuaj. Ja disa nga veprimet të cilat vërtetë e dëmtojnë një marrëdhënie romantike:

-Kontrolli i celularit gjatë kohës që jemi në shtrat me partneren. Diçka e tillë e irriton së tepërmi atë.

- Të kërkosh një puthje. Diçka e tillë e vë në pozitë tepër të vështirë vajzën dhe përgjigjja e syve të saj do të jetë negative.

-Veshja e xhinseve të shkurtra që tregojnë çorapët. Është e rëndësishme veshja e çorapëve dhe dukshmëria e tyre.

-Grindja me një shofer të një makine tjetër. Diçka e tillë konsiderohet jo e hijshme, duhet të përmbaheni për çfarëdolloj motivi që mund të keni.

-Dërgimi i një e-maili fyes në drejtim të partneres. Duhet të keni kurajën për të ngritur telefonin ose të ballafaqoheni me personin që keni këtë debat.

-Heqja dorë nga një femër e cila tregon interes për ndeshjet e futbollit që shikoni dhe ju. Një partnere e tillë tregon se ka vërtetë interes për ju.

-Kërkimi në gjërat personale të saj. Të kërkosh në çantën, dollapin ose të rrëmosh në ilaçet e partneres tregon një mungesë besimi dhe shpesh herë ndodh që gjatë këtij “hetimi” të zbuloni diçka të padëshiruar.

-Të folurit për politikë ose çështje fetare me miq të rinj. Biseda të tilla duhet t’i bëni larg tavolinës në momentin që po përpiqeni të njihni persona të rinj.

-Biseda të shumta për imazhin personal. Duke folur shumë për personalitetin tënd dhe paraqitjen e jashtme do të ulni vlerat e imazhit tuaj.

-Tejkalimi i masës në të pirë. Të gjithë e kuptojmë limitin që kemi arritur gjatë pijeve dhe asnjëherë nuk këshillohet të kalohet ky limit pasi mund të ndodhin gjëra të padëshiruara.

-Të debatosh me një polic. Në momentin që je kapur, ti, do apo nuk do, duhet të dorëzohesh. Sado që krenaria nuk mund të ta lejojë, sërish çdo debat i tepërt do të përkeqësonte gjendjen.

-Varja e çelësave ose telefonit në bel. Nuk do të keni më sukses me femrat dhe kjo që po themi, është e bazuar në një histori të vërtetë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama