Skandal ne Korce shembet Shtepia Muze e patriotit Themistokli Germenji

Skandal në Korçë, shembet Shtëpia Muze e patriotit Themistokli Gërmenji
Një tjetër skandal ka zbritur në Korçë, pas atij të zhdukjes misterioze së dhjetra pikturave nga galeria “Guri Madhi”, e që prek sërish trashigimë kulturore të qytetit. Mësohet se shtëpia monument kulture e Themistokli Gërmenjit në orët e para të mëngjesit të sotëm është shkatërruar plotësisht. Alarmi për këtë masakër kulturore ndaj banesës ku u ngrit Flamuri i Republikës së Korçës, Muzeu Historik që nga viti 1977, u denoncua publikisht nga vetë kryetari i bashkisë së këtij qyteti Niko Peleshi, i cili tha se të mërkurën mjete të rënda rrëzuan godinën ikonë të shpalljes së autonomisë së Korçës.

“Kam njoftuar institucionet përgjegjëse dhe i bëj thirrje policisë të hetojë dhe kapë përgjegjësit e kryerjes së këtij akti të rëndë”,-tha Peleshi duke theksuar se askush nuk mund ta rikthejë në gjendjen e mëparshme shtëpinë muze.

“E vetmja leje që mund  të japë bashkia e qyrtetit për ndërtim në këtë pjesë është ajo e rindërtimit të ndërtesës përmes një projekti sa më afër origjinalit”,-shto Peleshi.

Pas lajmit për rrëzimin e “Shtëpisë së Flamurit” në Korçë ka reaguar drejtoria e monumenteve të kulturës duke kërkuar mbështetjen e autoriteteve për të nxjerrë para përgjegjësisë personat që kanë të bëjnë me shembjen e ndërtesës. Nga ana tjetër drejtoria e monumenteve ka pranuar amortizimin e godinës si pasojë e mungesës së invetsimeve për mirëmbajtjen e saj.

Shtëpia muze e Themistokli Gërmenjit në Korçë prej vitesh ishte kthyer në një objekt mosmarrëveshjesh mes bashkëpronarve te saj. Me njërën palë që akuzonte tjetrën se po e kthente muzenë në shtëpi private teksa pala tjetër justifikohej se rikonstruksioni që po i bëhej kishte për qëllim bërjën sa më atraktive të monumentit të kategorisë së parë të kulturës edhe pse ajo në dy vitet e fundit ishte amortizuar deri në vetëshkatërrim. Ndërkohë pritet të nisin hetime mbi zbardhjen e asaj çka ndodhi vërtet me një nga trashigimitë më të vyera të kombit shqiptar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama