Skandal në qytetin e Korcës. Pamjet e siguara nga një kamera amatore tregojnë sjelljen aspak humane të një ekipi mjekësh në qytetin jug-lindor të vendit, ndërsa një person tërhiqet zvarrë dhe lihet në trotuar pikërisht nga bluzat e bardha, që duhet të shpëtojnë jetë njerëzish.
Ngjarja ka ndodhur në 29 prill, në orët e pasdites, në zonën e njohur si Shën Triadha, në qytetin e Korcës. Një ambulancë duket e ndaluar në rrugë. Pamjet tregojne sesi dy bluza të bardha tërheqin zvarë një person të cilin e mbështetin në mur pranë trotuarit. Personi duket i pafuqishem dhe nuk reagon.
Njëri nga bluzat e bardha hipën në ambulancë, ndërsa tjetri duket që komunikon me një qytetare. Nuk dihet nëse personi i tërhequr zvarë është një pacient apo një person i dehur, por rasti është skandaloz dhe flagrant.