Studentët
Studentët që kanë plotësuar anketat janë mbledhur nga të gjitha universitetet e vendit, dhe ka rezultuar se shumica e të anketuarve, kanë paguar pedagogët apo përfaqësuesit e këtyre intitucioneve, të paktën një herë për të marrë provimet apo për një notë më të mirë. Shuma që janë detyruar të pagujanë kap shifrën e 10 mijë deri në 30 mijë lekëve të reja, ose thënë ndryshe 100 mijë lekë deri në 300 mijë lekë të vjetra.
Ryshfetet
"Rreth 68 për qind e studentëve që janë anketuar, të paktën një herë kanë paguar për shërbime korruptive në univeristete, ku përfshihen provimet, marrja e provimeve, kalimi i tyre, përfshihen një notë më e mirë, përfshihet shërbime korruptive në sekretaritë mësimore. Ndërsa 63 për qind janë përgjigjur se paguajnë 100-300 mijë lekë të vjetra", u shpreh Qamil Dika, kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor.
Transparenca
Ndërkohë në anketim studentët janë pyetur se a besojnë tek transparenca e institucioneve të arsmit të lartë. Shumica e tyre janë përgjigjur se besojnë vetëm tek institucioni i Rektorit. Ky anketim u publikua me rastin e 9 dhjetorit, Ditës Botërore kundër Korrupsionit. Anketimi është mbështetur edhe nga qeveria shqiptare.
Bojkotojnë mësimin nxënësit shqiptarë në Manastir
Një grup i prindërve të nxënësve shqiptar të shkollës fillore “Goce Dellçev” në Manastir, zhvilluan dje një protestë ku kërkuan kushte më të mira mësimi për fëmijët e tyre. “Fëmijët tanë mësojnë në kushte katastrofale, në një klasë që është e ndërtuar në shekullin e 19-të. Aty ka hapësirë për 25 nxënës, ndërsa aktualisht mësojnë 34 nxënës”, deklaruan prindit. Të njëjtin shqetësim ndanë edhe Alejdin Bajrami, njëri nga prindërit që kërkojnë të ndalojë diskriminimi i nxënësve shqiptar në Maqedoni. Rreth 70 nxënës nga dy paralelet shqiptare, njëra e klasës së dytë dhe tjetra e klasës së pestë të shkollës “Goce Dellçev”, tashmë një javë bojkotojnë mësimin, shkaku i mungesës së kushteve elementare në ambientet ku janë vendosur tani.
Përfaqësuesi i prindërve, Sedat Demiri tha se, institucionet e shtetit janë të shurdhëra ndaj kërkesave të tyre. “Ne jemi të vetëdijshëm se bojkotimin i mësimit është i dëmshëm për fëmijët. Por, megjithatë, qëllimi ynë është që të pranohen kërkesat tona. Institucionet e shtetit të mos qëndrojnë shurdhër ndaj kërkesa tona për kushte më të mira mësimi”, deklaroi Demiri. Drejtuesit e shkollës thonë se, janë të vetëdijshëm se hapësira ku mësojnë nxënësi shqiptar nuk është e përshtatshme dhe se këtë çështje e kanë paraqitur para organeve kompetente prej të cilave presin instruksione.