Përpara pak kohësh, Kryetari i opozitës Lulzim Basha akuzoi ish ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj se:
"Në vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara, Arben Ahmetaj ka marrë 500 mijë euro kapar, dhe në dhjetor të 2015 pas daljes se VKM që i jep 8% bonus, kompania "Suzer" i ka dhënë 5 milionë euro të tjera. Arben Ahmetaj i cili ka negociuar direkt dhe në mënyrë të paligjshme për këtë projekt duke udhëtuar me charter, nuk mund të fshihet me gjoja dorëheqje, por të bëhet gati të shkojë para drejtësisë. Ne do të përpiqemi t'ia shkurtojmë kohën. Por e sigurt është se para drejtësisë do të shkojë."
Zoti Ahmetaj në përgjigje të akuzave të zotit Basha, në faqen e tij në Facebook, deklaroi se:
"Nëse unë kam udhëtuar me charter me ndonjë biznesmen, përfshirë Suzer, jam gati të jap dorëheqjen."
Sot, gazeta e "Sot" publikoi dokumentet që vërtetojnë se ministri Ahmetaj ka udhëtuar 17 herë me charter, jashtë vendit.