Skandalet abuzimet... Ne Prage korrupsioni shnderrohet ne guide turistike

Skandalet, abuzimet... Ne Prage korrupsioni shnderrohet ne guide turistike
Zotëria me kapele që shihni në foto është një ciceron tipikë guidash turistike në Pragë. Megjithatë ajo çka ofron nuk është dhe aq e zakonshme, ashtu si dhe emri i agjencisë ku punon: “Corrupt Tour”. Agjencia ofron një itinerar përmes skandaleve dhe abuzimeve që kanë ndodhur në Pragën post-komuniste, ku korrupsioni mbetet një nga plagët më të mëdha të shoqërisë. Në guidë janë të përfshira një teleferik, një mauzoleum boksi, një fushë që pretendohej se ishte stadium olimpik, si dhe dhjetëra ndërtesa luksi të ndërtuara nga sipërmarrës dhe zyrtarë shtetërorë të përfshirë në afera korruptive. Sigurisht që të ofrosh një tur të tillë në kryeqytetin boem, i cili është një nga shembujt më të spikatur të sensit estetik në botë, duhet shumë kurajo. Por ndoshta organizimi i këtij projekti pasqyron përbuzjen e opinionit publikë për korrupsionin që ka përfshirë vendin prej dekadash .

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama