Por telenovela e arbitrit gjerman ishte vetëm maja e ajsbergut në botën futbollistike të 2010-s. Skandalet e basteve dhe mashtrimeve, prapaskenat e të cilave zbuloheshin gati çdo javë në vitin 2010 ishin një karakteristikë tjetër e botës sportive të këtij viti. Madje vetë ndeshjet e bundesligës dhe të kualifikimit për Botëror duket se nuk i kanë shpëtuar manipulimeve.
Edhe Federata Botërore e Futbollit FIFA e mbyll këtë vit me disa goditje. Pak para përcaktimit të Botërorëve 2018 dhe 2022, tre anëtarë të komitetit ekzekutiv të saj u pezulluan nga detyra për korrupsion. Pak më vonë edhe ish-presidenti Joao Havelange u akuzua për korrupsion. Bosi i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe kolegët e tij reaguan me qetësi, kampionatet u nisën drejt Rusisë dhe Katarit - e para rreshtohet e 154-ta në indeksin e antikorrupsionit, vendi tjetër me i vogel se landi i Hesenit ne Gjermani.
Në Francë u kthye gati në çështje shtetërore dështimi i skuadrës trengjyrëshe në Botëror. Franck Ribery, futbollist francez profesionisti i Bayernit u bë objekt i gazetave sidomos pas lajmeve për vizitën e tij në një shtëpi publike dhe marrëdhënieve me një minorene. Edhe dy futbollistë anglezë devijuan nga ana hormonale. John Terry, baba dhe i martuar i mori të dashurën kolegut të skuadrës, Wayne Bridge dhe bashkë me emrin e mirë humbi edhe pozicionin e kapitenit tek skuadra "Three Lions"
Ndërsa në Bundesligë nuk ka pasur skandale të mëdha. Vetëm lojtari i HSV-s, Paolo Guerrero e humbi toruan, kur i flaku kokës një shishe një tifozi që po tallej. Krahas kësaj titujt e gazetave u sunduan edhe nga aferat e vazhdueshme të yllit të lojës së golfit, Tiges Woods, i cili për shkak të varësisë së tij seksuale, jo vetëm u nda nga bashkëshortja Elin, por u dërgua edhe në një klinikë.
Skandalet e dopingut dominuan botën e çiklizmit. Lance Armstrong megjithë akuzat e reja konsiderohet edhe pas vitit të tij të fundit të karrierës në çiklizëm si i papërlyer. Por ylli i ri i çiklizmit, kampioni Alberto Contador u testua pozitiv në një nga analizat e bëra.
Në Formula 1 tërhoqi vëmendjen kriza e rekordmenit të titullit kampion, Michael Schumacher. Një skenë zuri vend të posaçëm në botën e skandaleve. Schumacher ushtroi presion ndaj ish-kolegut të skuadrës së tij Rubens Barrichello në garën e Budapestit, duke i ndenjur pas në kohën që gara zhvillohej me një shpejtësi marramendëse.
Shembull për gabueshmërinë njerëzore mbetet edhe lojtari i regbisë, Joe Monaghan i skuadrës Canberra Raiders. Fotografi të bëra publike tregojnë lojtarin në një marrëdhënie të qartë seksuale me një qen. Monaghan kërkoi publikisht falje duke thënë se ishtë "një moment i pastër çmendurie."