I pari eshte presidenti francez, Sarkozy. Prokuroret franceze kane hetuar se fundmi pretendimet se Sarkozy ka marre ilegalisht para me zarfa pa emer nga Liliane Bettencourt, gruaja me e pasur franceze, kur ishte kandidat presidencial ne vitin 2007. Sipas ish-llogaritarit te Bettencourt, keshilltari financiar i trashegimtares se L’Oreal i ka dhene 150 mije Euro thesarit te fushates se Sarkozy, nje akuze kjo e mohuar nga te dyja palet. “L’affaire Bettencourt” eshte skandali i fundit qe ka goditur administraten e Sarkozy, duke perfshire dhe doreheqjen e dy ministrave, te cilet kane shpenzuar mijera dollare ne cigare dhe pushime ne Karaibe dhe nje skandal korrupsioni qe perfshin nje prej miqve te ngushte te Sarkozy dhe aleatin me te afert, i cili u implikua ne nje skene miliona dollareshe ne vitin 2007.
Me 12 korrik Sarkozy ndermori hapin e tij te zakonshem dhe u shfaq ne televizionin kombetar per te mohuar akuzat. Para disa kohesh nen hetim ishte Domeniquie de Villepin, nje tjeter zyrtar francez. Skandali qe rrethoi Villepenin, nis qe ne vitin 2004, kur ministrit te jashtem iu dha nje liste me emra te dyshuar qe kishin marre para nen dore nga miku i tij dhe ish-zv-presidenti i Mbrojtjes Ajrore Europiane dhe Space Company, Jean-Louis Gergorin. Lista implikonte biznesmene dhe politikane franceze, duke perfshire presidentin aktual Nicolas Sarkozy, pasi kishin perfituar 1.2 miliard dollare nga shitja e anijeve te luftes ne vitin 1991, Tajvanit.
Lista me pas u provua se ishte false. Nderkohe qe listen duhet t’ia kishte dorezuar autoriteteve menjehere, Villepin e kishte studiuar vete dhe deklaroi se kishte vepruar sipas kontrollit. Atehere, Villepin dhe Sarkozy ishin rivale te eger te partise konservatore, qe te dy kandidate te mundshem per te zevendesuar presidentin Jacques Chirac. Sarkozy deklaroi se Villepin e njihte listen dhe ka vene dore kur ia dergoi nje gjykatesi investigativ, ne tentativen per te shkaterruar shanset e tij ne presidence. Villepin qe ka qene ne detyre nga maji i 2007, e konteston kete afirmim. Procesi filloi ne 21 shtator dhe duhet te zgjase deri ne 21 tetor.
Nese denohet Villepin mund te perballoje pese vjet burg dhe nje gjobe prej 65 mije dollaresh. Ne nje skandal korrupsioni eshte perfshire dhe kryeministri italian. Berlusconi pretendon me krenari se ai eshte “njeriu me i persekutuar ligjerisht i te gjitha koherave”. Me shume se 109 çeshtje jane ngritur kunder tij, duke variuar nga mospagimi i taksave e deri tek llogarite false, ryshfetet e prostitucioni. Ai ka qene ne me shume se 2500 seanca gjyqesore. Por, pavaresisht perpjekjeve te prokuroreve dhe kundershtareve politike, 73-vjeçari duket se nuk ka ne plane te te pershendetet me qeline e burgut apo te detyrohet te largohet nga politika. Kryeministri ia ka arritur t’ia hedhe ligjit kater here duke i dhene vetes imunitet nga gjykimi. Berlusconi ka akuzuar sistemin juridik italian se ka paragjykime te majta. Skandali me i fundit ligjor qe perfshin Berluscon-in ka te beje me mikun e tij te vjeter dhe partnerin e biznesit e aleatin politik, Marcello Dell’ Utri, i cili eshte denuar per lidhjen mes mafias dhe elites politike te Italise.
Koreja e Jugut ka pushtuar titujt e mediave boterore per akuzat ndaj presidentit aktual. Problemet e korrupsionit ne Korene e Jugut kane terhequr vemendjen e mbare botes ne nje menyre dramatike, kur ish presidenti, Roh Moo-hyun, i cili ishte nen hetim per marrje ryshfetesh kreu vetevrasje duke u hedhur nga nje shkemb prane shtepise se tij ne maj 2009. Hetimi mbi korrupsionin u ndal pas vdekjes se Roh, por pasardhesi i tij perballet me probleme ligjore. Prokuroret bastisen zyrat e hetuesve te etikes se qeverise javen e kaluar pas akuzave se ata kishin monitoruar nje biznesmen te shquar. Keto hetues u ngarkuan vetem me monitorimin e korrupsionit qeveritar, por gjithashtu kishin nisur nje hetim pasi biznesmeni kishte postuar nje video ne internet, ku kritikonte presidentin Lee. Kryeministri ka foruar doreheqjen teksa qeveria e Lee merret me kete çeshtje dhe eshte perfshire ne skandal.
Ne qender te skandalit: Presidenti Nicolas Sarkozy
Krimi i pretenduar: Pagesa ilegale parash
Hetimi: Prokuroret franceze kane hetuar se fundmi pretendimet se Sarkozy ka marre ilegalisht para me zarfa pa emer nga Liliane Bettencourt, gruaja me e pasur franceze, kur ishte kandidat presidencial ne vitin 2007. Sipas ish-llogaritarit te Bettencourt, keshilltari financiar i trashegimtares se L’Oreal i ka dhene 150 mije Euro thesarit te fushates se Sarkozy, nje akuze kjo e mohuar nga te dyja palet. “L’affaire Bettencourt” eshte skandali i fundit qe ka goditur administraten e Sarkozy, duke perfshire dhe doreheqjen e dy ministrave, te cilet kane shpenzuar mijera dollare ne cigare dhe pushime ne Karaibe dhe nje skandal korrupsioni qe perfshin nje prej miqve te ngushte te Sarkozy dhe aleatin me te afert, i cili u implikua ne nje skene miliona dollareshe ne vitin 2007. Me 12 korrik Sarkozy ndermori hapin e tij te zakonshem dhe u shfaq ne televizionin kombetar per te mohuar akuzat.
Ne qender te skandalit: Silvio Berlusconi
Krimi i pretenduar: Korrupsion, krim i organizuar
Hetimi: Berlusconi pretendon me krenari se ai eshte “njeriu me i persekutuar ligjerisht i te gjitha koherave”. Me shume se 109 çeshtje jane ngritur kunder tij, duke variuar nga mospagimi i taksave e deri tek llogarite false, ryshfetet e prostitucioni. Ai ka qene ne me shume se 2500 seanca gjyqesore. Por, pavaresisht perpjekjeve te prokuroreve dhe kundershtareve politike, 73-vjeçari duket se nuk ka ne plane te te pershendetet me qeline e burgut apo te detyrohet te largohet nga politika. Kryeministri ia ka arritur t’ia hedhe ligjit kater here duke i dhene vetes imunitet nga gjykimi. Berlusconi ka akuzuar sistemin juridik italian se ka paragjykime te majta. Skandali me i fundit ligjor qe perfshin Berluscon-in ka te beje me mikun e tij te vjeter dhe partnerin e biznesit e aleatin politik, Marcello Dell’ Utri, i cili eshte denuar per lidhjen mes mafias dhe elites politike te Italise.
Ne qender te skandalit: Presidenti Lee Myung-bak
Krimi i pretenduar: Vezhgimi i paligjshem
Hetimi: Problemet e korrupsionit ne Korene e Jugut kane terhequr vemendjen e mbare botes ne nje menyre dramatike, kur ish presidenti, Roh Moo-hyun, i cili ishte nen hetim per marrje ryshfetesh kreu vetevrasje duke u hedhur nga nje shkemb prane shtepise se tij ne maj 2009. Hetimi mbi korrupsionin u ndal pas vdekjes se Roh, por pasardhesi i tij perballet me probleme ligjore. Prokuroret bastisen zyrat e hetuesve te etikes se qeverise javen e kaluar pas akuzave se ata kishin monitoruar nje biznesmen te shquar. Keto hetues u ngarkuan vetem me monitorimin e korrupsionit qeveritar, por gjithashtu kishin nisur nje hetim pasi biznesmeni kishte postuar nje video ne internet, ku kritikonte presidentin Lee. Kryeministri ka forcuar doreheqjen teksa qeveria e Lee merret me kete çeshtje dhe eshte perfshire ne skandal.
Shenjestra e skandalit: Ish-kryeministri, Ehud Olmer
Krimi i pretenduar: Marrja e rryshveteve
Hetimi: Me sulmet ofensive te vitit 2008 ne Gaza dhe bombardimin e nje flote pro-palestineze ne fillim te ketij viti, Izraelit sigurisht qe s’i mungojne hetimet e rangut te larte. Vendi eshte perfshire nga hetimet per korrupsion te ish-kryeministrit Ehud Olmert, i cili eshte prekur nga akuzat per korrupsion per gjithe mandatit te tij, kur ishte ne qeveri. Biznesmeni nga Nju Jorku, Morris Talansky pretendon se ai i ka dhene Olmert me shume se 150 mije dollare ne fushaten e tij per kryebashkiak i Jeruzalemit ne vitin 1997, por parate ishin shpenzuar ne hotele, cigare dhe ora. Mbi te gjitha, Olmert eshte akuzar se ka “gjobitur” dhe organizatat jofitimprurese per te mbledhur fonde per fushaten. Olmert dha doreheqjen ne vitin 2008 dhe u akuzua per mashtrim nj vit me vone.
Shenjestra e skandalit: Ish-presidenti Chen Shui-bian
Krimi i pretenduar: Korrupsioni
Hetimi: Chen u emerua i dyshuar pas nje çeshtjeje prej 450 mije dollaresh, shume pak kohe pasi u emerua president i Tajvanit ne vitin 2008 dhe u denua me burgim te perjetshem nje vit me pas. Pasi u rizgjodh pas denoncimeve ne 2004, akuzat per korrupsion ndaj Chen dhe familjes se tij nisen te ngriheshin. Ne korrik te 2006, i biri i tij u arrestua per insider trading. Pastaj ne nentor te te njejtit vit, gruaja e tij u akuzua per korrupsion dhe falsifikim dokumentash dhe i biri dhe e bija e tij per riciklim parash. Imuniteti presidencial e mbajti Chen larg nga inkriminimi ne zyre, por nje hetim mbi akuzat e korrupsionit vetem nje ore me vone pasi ai kishte dhene doreheqjen ne maj te vitit 2008. Ne fillim te ketij viti Chen dhe gruaja e tij u denuan me burgim te perjetshem. Djali dhe vajza e tij moren nje sentence me te shkurter. Familja ka marre te pakten 9 milion dollare ne rryshfete per nje marreveshje toke, duke perdorur llogarite bankare ne Zvicer per te mbuluar gjurmet. Ato jane te bindur se jane denuar per shperdorim te miliona dollareve nga fondi presidencial.