Skandali 15-vjecarja e zhdukur ne festat e seksit ne Vatikan

Skandali, 15-vjecarja e zhdukur ne festat e seksit ne Vatikan
Kryeprifti i ekzorcizmit në Vatikan ka bërë në një gazetë italiane deklaratën “bombë”, se një 15-vjeçare e zhdukur rreth 3 dekada më parë, ende në kërkim (mendohet që eshtrat e saj të jenë në varrin e një gangsteri), ishte rrëmbyer për festat e seksit në Vatikan. Ati Gabriel Amorth, 85 vjeç, i cili ka kryer 70.000 ekzorcizma, ka folur ndërsa hetuesit vazhdojnë të ekzaminojnë varrin e gangsterit Enrico de Pedis, në kërkim të Emanuela Orlandit.

Ekspertët e Policisë intensifikuan punën javën e kaluar në varrin e De Pedis, pas një telefonate anonime në një emision televiziv, ku u tha se e vërteta për zhdukjen e Emanuelës në vitin 1983 do të gjendej atje. Në varrin e gangsterit janë gjetur eshtra që nuk i përkasin atij, por analizat nuk kanë përfunduar ende për të vërtetuar nëse janë të vajzës. Megjithatë, at Amorthi, në një intervistë për “La Stampa” tha: “Ky është një krim me motive seksuale.

Kjo është deklaruar më parë edhe nga i ndjeri monsinjor Simeone Duka, arkivist në Vatikan, të cilit i ishte kërkuar të rekrutonte vajza për festa me ndihmën e xhandarmërisë së Vatikanit. “Besoj se Emanuela ka përfunduar në këtë qark. Nuk e kam besuar kurrë teorinë ndërkombëtare (rrëmbimin përtej detit). Kam arsye të besoj se ky rast është seksual. Ai ka çuar në vrasjen dhe fshehjen e trupit të saj.

Përfshihet gjithashtu edhe stafi diplomatik i një ambasade të huaj në Selinë e Shenjtë”. Vatikani nuk ka reaguar dje mbi deklaratat e atit Amorth. Ai ishte caktuar nga Papa Gjon Pali II si shefi i ekzorcistëve në Vatikan. Emanuela Orlandi ishte e bija e një të punësuari në Vatikan dhe trupi i saj nuk është gjendur. Muajin e kaluar, dioqeza e Romës me urdhër të Vatikanit lejoi hapjen e varrit të gangsterit në bazilikën e Sant’Apollinare në qendër të Romës. Në atë kohë bëri shumë përshtypje fakti që një mafioz u varros aty ku prehen krerët e Kishës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama