Skandali me te huajt ja ndryshimet qe demtojne akademite

Skandali me të huajt, ja ndryshimet që dëmtojnë akademitë

FSHF nuk gjen qetësi. Pas një vendimi disa vite më parë për të ulur në katër numrin e futbollistëve të huaj që lejohen në fushë për një skuadër në Superiore, institucioni i futbollit projekton një tjetër ndryshim. Burime të sigurta pranë Federatës kanë bërë të ditur se të premten pritet të mblidhet Komiteti Ekzekutiv dhe një prej çështjeve që do të diskutojë është pikërisht rritja e numrit të lojtarëve të huaj në fushë për një skuadër.

lojtaret e kukesit

Skandali

Si në shumë raste të tjera, edhe në këtë, FSHF po tregohet shpërfillëse kundrejt rregulloreve apo standardeve. Fillimisht, klubet duhet të lajmërohen një vit para për ndryshimin e rregullave të këtij lloji. Por, ajo që e bën edhe më të thellë skandalin është fakti se kjo çështje do të diskutohet kur të ketë kaluar një javë nga korriku që është edhe fillimi zyrtar i merkatos së verës.

Orelesi-kryesore-470x209

Kjo dëmton shumë klubet, në një kohë që ndikon drejtpërdrejt në politikën e tyre për sa i përket merkatos. Shumë prej skuadrave kanë nisur përgatitjet dhe kanë zyrtarizuar edhe shumë afrime, në një kohë që ndryshimi i një rregulli të tillë nuk bëhet aspak në kohën e duhur.

Aktualisht, katër është numri i lojtarëve të huaj që lejohen në fushë për një skuadër. Mësohet se numri i tyre do të rritet në pesë ose gjashtë. Nga ana tjetër, kjo do të krijonte sërish një klimë mosbesimi te të rinjtë shqiptarë, ashtu si disa vite më parë.

alvesh gol ndaj partizanit

Dhe ky argument ishte një prej më të fortëve mbi bazën e së cilës u vendos rregulli për lejimin e vetëm katër lojtarëve të huaj në fushë. Rritja e këtij numri është një hap mbrapa. Ndërkaq, burime të sigurta pranë FSHF-së bëjnë të ditur se kjo çështje do të



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama