Skavica gati oponenca per projektin
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Ndertimi i hidrocentralit te Skavices tashme as qe vihet me ne diskutim.
Kjo oponence po kryhet prane Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore dhe pritet qe shume shpejt te dilet me nje perfundim. Ne fakt, projekti i ri per hidrocentralin e pare te kaskades se Drinit ndryshon thuajse teresisht nga projekti i vjeter, me perjashtim te pozicionimit ku serish hidrocentrali do te mbetet ne krye te te gjithe kaskades. Sipas projektit te vjeter mendohej qe ne kaskaden e Drinit te ndertoheshin pese hidrocentrale, nga te cilat deri me tani jane ndertuar tre, Fierza, Komani dhe Vau i Dejes, kurse Skavica dhe Bushati deri tani nuk jane zbatuar. Por, me nismen e fundit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, per ta ndertuar hidrocentralin e Skavices jane marre parasysh dy objektiva ndertimi te HEC-it si veper qe do t’i sherbeje rritjes se kapacitetit te prodhimit te energjise se paster ne vend dhe, nga ana tjeter, rritjes se eficiences se shfrytezimit te ujerave te Drinit. Pikerisht per kete, KESH ka thirrur edhe disa takime me donatore te veçante per te mbledhur fondet e mjaftueshme qe duhen per ndertimin e nje vepre te tille gjigante energjetike, e cila mendohet qe perafersisht te kushtoje rreth 400-500 milione euro, nderkohe qe bisedimet vazhdojne dhe me Ministrine e Financave. Projekti qe eshte zgjedhur per hidrocentralin e Skavices parashikon nje fuqi te instaluar prej rreth 170 megavat. Madhesia e hidrocentralit, krahasuar me projektin e vjeter, eshte ulur, pasi kompania “SOGREA” dhe KESH-i kane punuar se bashku per te pasur ne finale nje projekt qe do te merrte parasysh edhe pjesen sociale, duke minimizuar mundesite e permbytjeve ne zone, si dhe per te pasur nje kaskade te sigurt. Per projektin e Skavices jane kryer edhe nje here studime per hidrologjine. Vete eksperte te inxhinierise teknike apo hidrologe ne vend kane sugjeruar per studime te reja hidrologjike per shkak te ndryshimeve klimaterike qe po perjeton e gjithe bota, efekt qe eshte reflektuar vitet e fundit edhe ne vendin tone, ku ka pasur prurje te larta gjate periudhave me reshje. Por nga KESH-i eshte marre parasysh edhe ky detaj, duke kryer studime si per hidrologjine, ashtu dhe me gjere, ne menyre qe projekti i ri i Skavices te jete nje projekt i sigurt dhe qe pershtatet me pjesen tjeter te hidrocentraleve te ndertuara. Kaskada e Drinit eshte ajo qe prodhon pjesen me te madhe te energjise ne vend, nderkohe qe ndertimi i nje tjeter hidrocentrali ne kete kaskade, pa dyshim qe do ta rrise vleren e saj sa i perket totalit te energjise qe do te prodhohet.
Rregullorja e kaskades mund te pesoje amendime
Kaskada e Drinit funksionon ne baze te nje rregulloreje, e cila disiplinon ujerat dhe nivelet e liqeneve te hidrocentraleve te kaskades. Ne kete rregullore pershkruhet me saktesi se sa duhet te jete niveli i Fierzes, Komanit apo Vaut te Dejes per periudha te ndryshme te vitit. Por, nese ndertohet hidrocentrali i Skavices, pa dyshim qe kjo rregullore do te duhet qe te amendohet me specifika shtese per kete HEC te fundit qe i shtohet kaskades. Kjo eshte e nevojshme edhe per te rregulluar regjimin e ujerave te te gjithe kaskades se Drinit, e cila funksionon si nje e tere. Rregullorja eshte dokumenti baze qe sherben edhe per specifikat teknike te secilit hidrocentral, duke parashikuar se sa eshte maksimumi i plotave qe mund te perballohet, si veprohet ne raste emergjente kur eshte e nevojshme qe te kryhen shkarkime, sa tunele shkarkimi ka secili hidrocentral dhe sa eshte maksimumi qe mund te shkarkoje secili prej tyre.