Skenaret e Fatos Nanos per ne Pallatin e Brigadave

Skenaret e Fatos Nanos per ne Pallatin e Brigadave
Takimi i Sali Berishes me Fatos Nanon ne Vjene, qe erdhi si rrjedhoje e prishjes se axhendes se kryeministrit nga hiri vullkanik, nxiti ne Shqiperi nje vullkan mediatik. Nese pyet Fatos Nanon, por edhe te gjithe ata qe e mbeshtesin, llogarite dalin keshtu: Politikani qe ka qene per pese here kryeminister i vendit do te jete ne vitin 2012 per here te pare President i Republikes. Por situata politike ne Shqiperi eshte aq e komplikuar dhe per dy vite mund te ndodhe gjithçka. Ku nje pjese thone se ai nuk ka asnje shans per t’u bere President dhe pjesa tjeter qe thone se ai i ka shanset 100 per qind per t’u zgjedhur.

Nje strategji qe merr udhe nga kalkulimet ne leter e deri te takimet koke me koke. Ku me i fundit ishte ai me kryeministrin Sali Berisha ne Vjene. Megjithese ky i fundit e perjashtoi se ka folur me Nanon per Presidencen. Por te pakten jane ata qe besojne se na takimin prej me shume se tre oresh te dy elefanteve te politikes te mos jete folur per kete çeshtje. Por Nano para dhjete ditesh eshte takuar ne Tirane edhe me ministrin e Ekonomise Dritan Prifti. Takim ky qe u zbulua nga vete Prifti ne nje interviste per “Ora-News”. Prifti deklaroi se nese Nano do te propozohej nga mazhoranca per President, ai do ta votonte ate. Dhe ketu duhet theksuar se Prifti ishte nje nder kundershtaret me te medhenj te Fatos Nanos ne vitin 2007, kur ish-kryeministri garoi per tu ulur ne karrigen e Pallatit te Brigadave.

Non-grata ne PS

Por me teper sesa revanshin perballe kundershtareve te tij per postin e Presidentit, Nano synon konsensusin. Nje konsensus qe Nano do ta prese deri ne minuten e fundit nga drejtuesit e Partise Socialiste. Problemi i Nanos per momentin duket se nuk jane perfaqesuesit e mazhorances. Berisha por edhe perfaqesues te tjere te se djathtes e kane lene te nenkuptohet se mund ta pranojne kandidaturen e Fatos Nanos per President, pasi ai per ta tashme eshte nje politikan karriere dhe njeriu qe transformoi Partine Socialiste. Pra, problemi i Nanos, eshte partia e tij. Edi Rama prej kohesh e ka shpallur non-grata ish-kreun e partise se tij. Edhe pse Nano eshte njeriu qe e risolli ate ne skenen politike. Dhe çarja mes Nanos dhe Rames eshte aq e madhe, sa Nano s’ka shanse qe te propozohet nga partia si kandidat per President. Lidershipi i PS-se deshiron qe me mire te kete nje President demokrat, sesa Fatos Nanon.

71 vota

Por Nano ndodhet ne nje pozite komode per sa i perket ambicies se tij presidenciale. Tashme qe Presidenti i vendit mund te zgjidhet me 71 vota, Nanos do t’i duhet qe te binde vetem nje krah politik per tu i bere i pari i vendit. Nese do te merrte nje pergjigje pozitive nga mazhoranca aktuale, Nano pa dyshim qe do te jete ne karrigen qe sot e mban Bamir Topi. Nese partia e tij qe e drejtoi per 15 vjet do te vendoste ta propozonte, do ta kishte po ashtu te lehte per t’ia arritur qellimit per shkak te numrit te vogel te votave. Aq me teper qe edhe marreveshja Berisha-Meta perfshin edhe zgjedhjen e Presidentit ne vitin 2012.

Sulmet e Rames

Nderkohe prej kohesh Edi Rama ka zhvilluar nje sulm te forte kundrejt Fatos Nanos. Megjithese ky i fundit nuk ka bere asnje deklarate politike dhe duket i larguar nga jeta politike, kryetari ne detyre i PS-se, Rama veç dyshes Berisha-Meta, akuzon edhe Nanon duke i quajtur keta tre emra si trinomi i se keqes ne Shqiperi. Por keto akuza te Rames ndaj Nanos perkthehen si nje sulm qe Rama i ben Nanos qe ky te mos zgjidhet dot President i vendit. Pasi nese Nano do te arrinte te ulej ne karrigen presidenciale, kryetari i opozites nuk do te ishte aspak ne nje pozicion komod, pasi tashme dihet “armiqesia” mes Nanos dhe Rames.

Detyrimi i Berishes

Sali Berisha, do te jete i “detyruar” t’ia shlyeje Fatos Nanos borxhin e votave pro Bamir Topit per ta zgjedhur President, vota keto mjaft te vlefshme qe Fatos Nano i dhuroi ne nje moment mjaft kritik per qeverisjen demokrate. Berisha duket se do ta kete te lehte kete vendim, pasi pothuajse te gjithe mbeshtetesit e Presidentit Bamir Topi, nuk jane me deputete dhe kur marredheniet e tij me Bamir Topin duken me te ftohta se kurre.

Takimi Nano-Meta

Para disa muajsh Fatos Nano takoi edhe kreun e LSI-se, Ilir Meta, ç’ka duket nje tjeter mbeshtetje e sigurt e kater deputeteve te LSI-se ndaj “Presidences” Nano. Ilir Meta, i perbetuar tashme kunder Edi Rames, duket se do te beje te pamunduren per “te marre hakun” ndaj tij, per sa i perket perpjekjeve “asgjesuese” te PS-se kunder LSI-se.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama