Skenari/ Si mund te fitoje titullin kampion Partizani

Skenari/ Si mund të fitojë titullin kampion Partizani

Partizani fitoi ndaj Skënderbeut me rezultatin 0-1 duke bërë që titulli kampion të vendoset në ndeshjen e fundit.

13226840_505622162965518_510818547630799232_n"Të kuqtë" kishin rreth 100 muaj që nuk fitonin në Korçë dhe me këtë rezultat djemtë e Agostinelit ngushtuan diferencën e pikëve me kryesuesit.

Aktualisht, Skënderbeu mban kryesimin e Superligës me 76 pikë, ndërsa Partizani ngjitet në kuotën e 74 pikëve.

Partizani, që të dalë kampion duhet që të fitojë javës që vjen me Teutën, ndërsa Skënderbeu duhet të humbë ose të dalë barazim në Vlorë.

Në rast se Partizani fiton me Teutën dhe nëse Skënderbeu del barazim me Flamurtarin, të dyja skuadrat do të jenë me pikë të barabarta, por titullin e merr Partizani, për shkak të rregullores së FSHF-së, që parasheh ndeshjen direkte.

Në këto ndeshje direkte në këtë kampionat, Partizani ka fituar dy herë me Korçën, ka barazuar një dhe ka humbur një (2-1; 1-1; 1-0; 0-1)

Në rast se Korça humb në Vlorë dhe Partizani fiton ndaj Teutës, sërish shpallet Partizani kampion me 1 pikë diferencë. Çdo skenar tjetër nxjerr Skënderbeun kampion.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama