Supersfida e javës së 35-të të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Partizanit do të gjykohet nga Kridens Meta. Takimi mes kampionëve në fuqi dhe të kuqve i është besuar arbitrit të kolegjiumit të Tiranës, Meta. Ergin Doda dhe Denis Rexha do të jenë anësorë, Ermal Barushi, gjyqtar i katërt, ndërsa pas porte do të jetë Andi Koçi së bashku me Kreshnik Cjapin.