Skuadra e Skënderbeut ka arritur të afrojë një tjetër futbollist shumë premtues. Klubi ka bërë të ditur se ka finalizuar gjithçka me mesfushorin e talentuar të kombëtares U-21, Enis Gavazaj.
Lojtari, i cili në tre vitet e fundit ka luajtur në kampionatin belg të futbollit, ka pranuar t'i bashkohet ekipit korçar, për ta përdorur atë si trampolinë për të ardhmen, siç ka ndodhur me emra si Berisha apo Latifi, i cili së shpejti do të finalizojë largimin nga korçarët drejt një kampionati më prestigjioz.
"Enis Gavazaj është bashkuar sot me ekipin në Tirol të Austrisë. Mesfushori 21-vjeçar i kombëtares U-21 ka firmosur kontratën që e lidh me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme", shkruhej në njoftimin e klubit që ka zyrtarizuar transferimin përfundimtar të tij.