Skenderbeu e mbyll me Mirel Josen Agostineli stervitje me Fukuin (Foto)

Skënderbeu e mbyll me Mirel Josën, Agostineli stërvitje me Fukuin (Foto)

Skënderbeu ka konfirmuar mbrëmjen e së martës largimin e trajnerit Mirel Josa. Në një njoftim të shkurtër të publikuar në faqen zyrtare të klubit në internet, thuhet se pas katër sezonesh të suksesshme, trajneri largohet nga kampionët e Shqipërisë.

13507272_1062722487098805_7182422535020646388_n

"Jemi të sigurte që marrëdhënia do jetë po e njëjtë edhe pas kësaj ndarje pasi Josa do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së një klubi I cili theu rekorde kombëtare dhe më gjerë.

Faleminderit trajneri Josa, ish futbollistë, pjestarë të stafit, lojtarë, drejtues dhe tifozë të urojnë suksese në karrierën tënde!",-njofton klubi i Skënderbeut në "Facebook".

Ndërkaq, këtë pasdite bardhekuqtë kanë lidhur zyrtarisht kontratën për dy vitet e ardhshme edhe me japonezin Masato Fukuin.

13514472_10208719393038786_1142884255_n

Por lëvizjet te Skënderbeu nuk mbarojnë me kaq. Pas largimit të Josës në krye të stolit pritet të ulet ish-trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli. Trajneri italian është parë këtë të martë në stërvitje me ekipin, bashkë me japonezin Fukui.

13442276_1062687730435614_8583209271905603084_n (1)



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama