Skenderbeu ne telashe Ferencvarosh merr nje tjeter yll

Skënderbeu në telashe, Ferencvarosh merr një tjetër yll

Sikur të mos mjaftonte pasiguria e vendimit të KAS rreth dënimit të UEFA-s, për Skënderbeun ka ardhur sot një lajm i keq. Klubi i Ferencvarosh, rivali i korçarëve në Ligën e Kampioneve, ka afruar një futbollist shumë cilësor, me objektivin e qartë për të kaluar në turin tjetër të aktivitetit europian.

lovrencic njoftimi

Skuadra hungareze bëri të ditur se ka firmosur një kontratë trevjeçare me sulmuesin e përfaqësueses së Hungarisë, Gergo Lovrençiç, i cili deri një javë më parë ishte protagonist në Euro 2016.

Lovrençiç luajti në dy ndeshje me Hungarinë në Europian, atë kundër Portugalisë dhe atë kundër Belgjikës, të dyja si titullar në radhët e kësaj përfaqësueseje.

Hungary+v+Portugal+Group+F+UEFA+Euro+2016+FYI06A3bOyGl

Futbollisti luante prej katër vitesh në radhët e Leç Poznan në Poloni, por në përfundim të kontratës së tij me këtë klub, vendosi të pranonte ofertën e Ferencvarosh, duke u kthyer menjëherë në yllin e kësaj skuadre. Me këtë përforcim të skuadrës hungareze, kalimi i turit nga Skënderbeu bëhet edhe më i vështirë.

Lojtarë të tjerë të kombëtares hungareze që luajnë me Ferencvarosh janë portieri Denes Dibuzh, mesfushorët Adam Nagi, Zoltan Gera dhe Adam Pinter, si dhe sulmuesi Daniel Bode.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama