Skënderbeu ka nisur zyrtarisht përgatitjet në Austri, ku skuadra është vënë nën urdhërat e trajnerit Andrea Agostineli. Kampionët në fuqi kanë filluar përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve me dy seancat e para stërvitore të karakterit fizik, ndërsa kanë filluar të planifikojnë edhe miqësoret që do zhvillojnë gjatë këtyre ditëve në Tirol.
Ndryshe nga ajo që kishte planifikuar klubi, Agostineli ka insistuar që të zhvillohen vetëm tre ndeshje miqësore gjatë ditëve të qëndrimit në Austri.
Kundërshtarët e zgjedhur janë shumë cilësorë, në mënyrë që klubi të shohë realisht gjendjen para se të kthehet në Shqipëri për të luajtur ndeshjet kundër Ferencvarosh. Dy nga këto ndeshje janë kundër skuadrave ku luajnë futbollistë shqiptarë, Rijekës së Odise Roshit dhe Karabakut të Ansi Agollit.
Ja lista e plotë e ndeshjeve miqësore:
29 qershor 2016, ora 17:00 / K.F Skënderbeu-HNK Rijeka
3 korrik 2016 / K.F Skënderbeu-Karabak
5 korrik 2016 / K.F Skënderbeu-Makabi Tel Aviv