Skenderbeu/ Takaj-Josa pritet takim per rinovimin

Skënderbeu/ Takaj-Josa, pritet takim për rinovimin

Takaj-Josa, pritet takim për rinovimin Skënderbeu mbetet pezull. Rinovimet ende nuk kanë nisur, ndërsa edhe axhenda e përgatitores mbetet e paqartë.

Ardian-Takaj-Skenderbeu-658x494I vetmi njoftim i dhënë deri më tani lidhet me ditën e nisjes së fazës që përkon me 15 qershorin. Të ndodhur në një pozitë të tillë, gjithkush në këto momente e ka mendjen vetëm te vendimi dhe mbledhja e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që do të japë verdiktin final.

Edhe pse Komisioni i Apelit u ka hequr të drejtën që për një vit të jenë pjesë e kompeticioneve, duhet thënë se shpresat janë të gjitha te KAS-i.

Ditët në vijim pritet që të kenë një takim mes Ardjan Takaj dhe Mirel Josa, ku do të diskutohet për kontratën e trajnerin, por edhe të ardhmen e ekipit. Një gjë të tillë, "Panorama Sport" e ka paraprirë disa ditë më parë, kur ka bërë me dije se me shumë mundësi Josa do të vijojë të jetë "timonieri" i ekipit edhe për një tjetër vit minimalisht.

Megjithatë, tashmë mbetet që të kryhet një tjetër takim që do të vendosë pikat mbi "i". Mësohet se ishte programuar që dje të kishte një takim, por është anuluar, pasi që të dy kanë marrë rrugën drejt Francës për të ndjekur Kombëtaren. Po burime për gazetën konfirmojnë se me kthimin e tyre nga Franca, palët do të nisin negociatat.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë trajneri, i cili sqaroi se me t'u kthyer do vuloset e ardhmja. Rikonfirmimi i Josës në krye të stolit do të favorizonte ndjeshëm Skënderbeun, kur dihet që ai e njeh mjaft mirë ambientin dhe mund të gjejë "rrugën" e duhur për të kthyer qetësinë në kampin korçar, pas zhurmës së krijuar nga hetimi i UEFA-s.

Faza - Lojtarët janë lajmëruar që të jenë gati në datën 15 qershor, kur do të nisë edhe grumbullimi. Pavarësisht se KAS-i nuk mund të japë vendimin para datës 17 qershor, Skënderbeu do të vijojë nga puna.

Pas lajmërimit të dhënë nga klubi, lojtarët kanë mbyllur pushimet dhe tashmë janë gati për t'iu rikthyer stërvitjes. I pari që e ka bërë një gjë të tillë është Sabjen Lilaj. Pritet që shumë shpejt klubi të nisë edhe negociatat për rinovimet, kur dihet që 12 lojtarë janë pa kontratë.

Llazi Saro



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama