Skultura qe i rezistoi terrorizmit ndoshta ne perkujtimoren e 11 Shtatorit

Skultura qe i rezistoi terrorizmit, ndoshta ne perkujtimoren e 11 Shtatorit
E ardhmja për skulpturen në formën e një sfere e mbetur për mrekulli e paprekur në sulmet e 11 Shtatorit mbi kullat binjake në Nju Jork mbetet ende e pasigurt. Vepra e titualluar ‘Sfera’ që peshon 20.412 kg ka qënë deri më tani në parkun ‘Battery’ në Manhattan por do të hiqet deri në fund të muajit për të lejuar disa punime në park. Kjo lëvizje ka bërë që familjarët e viktimave të nënshkruajnë një peticion ku kërkohet transferimi i sferës brenda përkujtimores së 11 Shtatorit. Skulptura është në pronësi të autoritetit portual në Nju Jork dhe Nju Jersey. Zëdhënësi Ron Marsico tha se parku ‘Battery’  nuk ishte mednuar kurrë si vendi përfundimtar për skulpturen që tashmë do të çohet në një aeroport në pritje për të gjetur një banesë të përhershme pët ‘Sferën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama