UPDATE/ Sllovakia mposhti Rusinë me rezultatin 1-2 në Lilë të Francës. Me këtë fitore sllovakët ngjiten në krye të Grupit B me pikë të barabarta me Uellsin, ndërsa Rusia ndalet në kuotën e 1 pikëve, pas barazimit që mori në ndeshjen e parë me Anglinë.
Sllovakët kishin nxjerrë mësime pas humbjes ndaj Uellsit në takimin e parë dhe në këtë sfidë, janë treguar shumë më konkretë para portës.
Veis dhe Hamshik ishin protagonistët kryesorë, duke regjistruar të dy nga një gol dhe nga një asist në pjesën e para të këtij takimi, për t'i dhënë një avantazh të ndjeshëm kombëtares së tyre që kthehet në garë për kualifikimin e mëtejshëm.
Rusët reaguan në pjesën e dytë duke ngushtuar diferencën 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, por asgjë më tepër, pasi Sllovakia ruajti avantazhin deri në minutat e fundit të lojës.