Slovan Bratislava mund 3-1 Partizanin qe luajti me 10 lojtare

Slovan Bratislava mund 3-1 Partizanin që luajti me 10 lojtarë

Ndeshja e kthimit të turit të parë të Ligës së Europës, e kthyer në një miqësore nga UEFA, mes Slovan Bratislavës dhe Partizanit, është mbyllur me suksesin 3-1 të ekipit sllovak.

13592338_524806964380371_2259255139661776290_n

Takimi i luajtur sot në orën 12, shërbente vetëm për të parë gjendjen e lojtarëve për të dy skuadrat dhe Sormani ka aktivizuar formacionin më të mirë që kishte në dispozicion.

Por planet e tij janë prishur që në minutën e 12 të ndeshjes, kur Gëzim Krasniqi është ndëshkuar me karton të kuq pas një faulli nga mbrapa ndaj Priskin. Ishte vetë lojtari që ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen e dënimit duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

13600324_524806967713704_895640505686486967_n

Më pas, Slovan dominoi lojën, por nuk arriti të shënonte golin e dëtë deri në minutën e 49-të me Zrelak. Partizani ngushtoi diferencën e golave me Filin në minutën e 65-të pas një aksioni individual të sulmuesit të talentuar. Por në fundin e ndeshjes erdhi edhe goli i tretë për ekipin vendas me autor Ligeon në minutën e 85-të.

Të kuqtë do të kthehen tashmë në Shqipëri për të vazhduar përgatitjet për sfidën e javës së ardhme kundër Ferencvaroshit në Ligën e Kampioneve.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama