Chen Guangbiao, që e ka vënë pasurinë e tij përmes biznesit të riciklimit të mbetjeve, ka nisur të shesë ajër të pastër nëpër kanaçe. Ajri është ‘mbledhur’ me kujdes në rajonet e paprekura nga smogu dhe lëndët e dëmshme si rajoni i Xinjiang në veriperëndim të vendit, në Tajvan, bregdeti juglindor. 44-vjeçari ka dalë vetë në rrugë për shitjen e kanaçeve të veçanta, të cilat kanë të stampuara fytyrën e tij dhe shkruajnë: ‘Unë jam njëri i mirë’.
“Unë dua t’u bëj thirrje kryetarëve të komunave, të qarqeve apo shefave dhe drejtuesve të kompanive të mëdha: mos synoni vetëm të rrisni GDP dhe përfitimet tuaja personale në kurriz të shëndetit të fëmijëve tanë dhe shkatërrimit të mjedisit tonë ekologjik”, – tha Chen.
Cilësia e ajrit të Kinës ka ardhur duke degraduar në mënyrë dramatike për shkak të përdorimit masiv të teknologjisë së rëndë, por dy javët e fundit smogu ka arritur në një pikë kritike, duke shkaktuar dëme serioze në shëndetin e njerëzve.
Nisma e 44 vjeçarit, pasuria e të cilit është rreth 740 mln dollarë, është karakterit ekologjik dhe humanitar pasi ai ka bërë të ditur se paratë e mbledhura do të përdoren për bamirësi. Chen ka arritur të shesë rreth 8 mln kanaçe me ajër të pastër në 10 ditë me një çmim prej 80 cent.