Snowden akuzohet nga SHBA-ja per spiunazh

Snowden akuzohet nga SHBA-ja per spiunazh

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, gjatë një interviste të transmetuar mbrëmë në një televizion amerikan, ka thënë se dëshiron që të kthehet në Shtetet e Bashkuara, por aktualisht në qoftë se është e mundshme, dëshiron të qëndroj edhe për një kohë më të gjatë në Rusi.

Snoeden akuzohet nga SHBA-ja për spiunazh, pasi ka publikuar dokumente të klasifikuara për programet amerikane të mbikëqyrjes. Gjatë një interviste të realizuar në një hotel në Moskë, ka thënë se ka publikuar dokumentet sepse ishte “patriot”. Gjithashtu, ai ka mohuar se po punon me autoritetet ruse.

Ndërkaq, sekretari amerikan i shtetit John Kerry, ka thënë se me publikimet e dokumenteve sekrete, Snoeden e kishte dëmtuar seriozisht sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe me këtë e kishte “tradhtuar vendin e tij”. Gjatë një interviste për një televizion amerikan, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i transmetoi një mesazh Snoeden-it: “Bëhu trim dhe kthehu në Shtetet e Bashkuara”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama