rrëzimi i qeverive, gjë që ka amplifikuar sjelljen e patriotëve në pushtet, duke shkaktuar kështu formimin e shteteve të reja
post-nacionaliste", thotë Karamuço. Sipas tij, qëllimi i kësaj ekspozite është paraqitja me fotografi e këtyre vendeve, duke u përpjekur që të tregojë gjurmët e këtij sistemi.
"Me fjalë të tjera, ideologjia e socializmit, që më herët ka qenë pjesë e jetëve tona dhe që dikur dukej ndryshe, sot është transformuar në diçka krejt tjetër. Posaçërisht në Kosovë ky proces po zhvillohet me shpejtësi. Pas operacionit të NATO-s në vitin 1999, këndvështrimi mental dhe intelektual i Kosovës plotësisht ka ndryshuar", thotë ai. Karamuço ka shtuar se në këtë projekt janë përfshirë edhe shtetet e ndryshme të Ballkanit, të cilët duhet të pranojnë historinë e tyre të re. Fotografitë në foto-ekspozitën e tij vijnë nga qytetet e Maqedonisë, pastaj Shqipërisë dhe Bullgarisë. "Kështu ne mund të paraqesim njerëzit e kulturave të ndryshme, por që kanë jetuar me ideologji të njëjtë, ku ideologjitë dhe dallimi i këtyre kulturave ka ndërruar me kohë, duke i krahasuar fotografitë e marra në qytete të ndryshme", shprehet Karamuço.
Nga Gazeta Shqip