Shëndeti
Tretja
Një nga përdorimet tipike të bikarbonatit të natriumit është ai i favorizimit të tretjes së ushqimit. Në këto raste është më mirë që të mos tretet në ujë. Mirë është të hidhet në një lëng portokalli apo limoni. Megjithatë, i mirë është edhe përdorimi në një gotë me ujë ku mund të shtohen disa pika lëng limoni.
Dhëmbët
Mund ta përdorini në vend të pastës së dhëmbëve duke e hedhur në furçën që më parë e keni lagur. Dhëmbët do të jenë të bardhë dhe të mbrojtur, njësoj sikur të jenë larë me pastën tuaj të përditshme. Bikarbonati largon aciditetin e ushqimeve nga goja dhe formon një shtresë mbrojtëse në zmaltin e dhëmbëve. Por sipas mjekëve, kjo lloj mënyre nuk duhet aplikuar më shumë se dy ose tri herë në javë, sepse rrezikon të prishë zmaltin e dhëmbëve.
Era e keqe
Hidhni një lugë sode në një gotë uji dhe bëni shpëlarje të gojës. Edhe pse ke ngrenë më parë ushqime me erë të rëndë, goja do të jetë sërish e freskët dhe pa aromë të keqe.
Këmbët
Mbrëmjeve kur këmbët janë të ënjtura dhe të lodhura “masazhet” me përdorimin e bikarbonatit të natriumit janë shumë të këshillueshme. Mjafton të shtoni në ujë 2 lugë sodë për çdo litër ujë dhe t’i mbani këmbët në të për dhjetë minuta. Nëse keni probleme me kallot përgatisni një përzierje me sodë dhe ujë dhe vendoseni mbi kallo. Në këtë mënyrë shërben si një “skrub” për eliminimin e qelizave të vdekura, duke u dhuruar këmbëve butësi.
Myku
Kush vuan nga myku e di mirë, që kruajtja në disa raste bëhet thuajse e padurueshme. Shumë gjinekologë këshillojnë të lahen pjesët intime me ujë dhe sodë për të larguar djegien.
Ndërkaq, bikarbonati synon të ristabilizojë pehazhin e mukozës vaginale. Është e mjaftueshme një lugë sodë në një litër ujë të ftohtë.
Pastrimi i shtëpisë
Dihet që sot në treg ekzistojnë shumë produkte për pastrimin e shtëpisë. Të gjithëve na jepet mundësia të zgjedhim mes detergjenteve specifike, ekologjike, ekonomike, me emër firme të njohur apo jo. Në të vërtetë, kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, duhet të kujtojmë se “mjetet” më të mira për t’u përdorur janë ato të dikurshme, kur nëpër shtëpi gjeje vetëm produkte të thjeshta e natyrale. Bikarbonati i natriumit (soda) është njëra prej tyre (bashkë me limonin, vajin dhe uthullën). Derivat i acidit karbonik, ajo njihet si një pastruese e fuqishme. Është në gjendje të neutralizojë substancat alkaline dhe ato acide. Kjo e bën atë një deodorant natyral, që mund të përdoret shumë mirë për të luftuar bakteret. Për më tepër është shumë ekonomike dhe në shtëpi mund të përdoret për mënyra të ndryshme: - për pastrimin e tapeteve: shpërndajeni në mënyrë uniforme mbi tapet, lëreni për 24 orë dhe pastaj pastrojeni me fshesë me korrent.
- për pastrimin e tenxhereve dhe pjatave shumë të ndotura: për të larguar yndyrën e vështirë shtojini një lugë bikarbonat natriumi dozës normale të ilaçit të enëve për lavastoviljen
-për pastrimin e çelikut dhe porcelanit: duke mos qenë gërryes arrin të heqë në mënyrë të shkëlqyer formacionet gëlqerore dhe njollat, për shembull nga lavamani i kuzhinës.
-për larjen e rrobave: shtoni një lugë sodë në çdo larje në lavatriçe në mënyrë që të ndalet krijimi i formacioneve gëlqerore te rrobat. Në këtë mënyrë, rrobat me ngjyrë i ruajnë ato, ndërsa të bardhat nuk bëhen gri.
- për pastërtinë e frigoriferit: përgatisni një solucion me ujë të ngrohet dhe sodë (2 ose tri lugë për një litër ujë) dhe fshijeni frigoriferin me një leckë. Nuk ka nevojë për shpëlarje. Mund të përdoret edhe në vazon e luleve të freskëta e të sapokëputura, për të “jetuar” më gjatë.