Sofokliu


Sofokliu ishte budalla,
Kur u mplak, edhe Kupidi e la,
Tha: "Shpëtova nga një maskara!"
Goja, pra, iu tha.


Sofokliu nuk e kishte mirë:
Plaku s'ka takat, po ka dëshirë,
Gjalpë s'ka po ka një pus me hirrë,
Furrë dhe trazirë.


Kam Ferid Asllanin si shahit,
Tetëdhjet' e pesë vjeç ashik:
Amerika, Evropa u-çudit,
Nuse desh kur vdiq!


Flamurin që la e trashëgova,
Nat' e ditë çupa, gra kërkova,
Se ç'u batërdisa, se ç'u shova,
Se ç'u përvëlova.


Kur të vdes, dhe kur të më mbuloni,
Çupa, gra, në varr mos më vajtoni.
Do t'ju dua prapë, siç më doni.
Dolla! Mos më zgjoni.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama