Ky është rrëfimi i plotë që Sokol Mjacaj ka dhënë ditën e djeshme në Policinë e Shkodrës. Ai ka thënë se nuk kishte qëllim që të vriste turistët çekë, por donte vetëm t’i grabiste ata. Mjacaj shprehet se 27-vjeçari Svatos ka tentuar ti marrë armën disa herë, ndaj dhe e ka vrarë. Dëshmia e tij është zbardhur e plotë nga Panorama.
Ju i keni vrarë dy turistët çekë?
Po, unë i vrava.
Pse i vrave?
Doja t’i grabisja, por më kundërshtuan.
Dhe ti i vrave?
Po.
Ishe në makinë me ta?
Nuk isha gjithë kohës me ta, kam hipur disa kilometra larg vendit të ngjarjes dhe kemi ecur deri në Prekal.
Ku hipe në makinë me turistat?
Në Lotaj.
Ju kërkove të të çonin diku?
Jo, kam hipur me forcë.
Si me forcë?
Kur pashë që po bëheshin gati për të lëvizur me makinë, i ndoqa dhe iu drejtova armën. Hapa derën e pasme dhe u thashë të ecnin.
Po më pas?
Më pas i thashë që të vazhdonin rrugën. U kërkova të më jepnin paratë dhe sendet me vlerë, por ata bënin sikur nuk kuptonin.
Nuk e dije ti që ishin shtetas të huaj ata?
E dija që ishin të huaj, po nuk e dija nga ishin.
Po si do të kuptonin ata kur ishin të huaj?
Mendova se do të kuptonin ndonjë fjalë shqip.
Çfarë bëje gjatë kohës që ishe në makinë?
Unë kam pritur deri sa hymë në zonën me pyll që ti grabisja e most ë më shikonte njeri. U kërkoja të ndalonin makinën sa herë që shihja ndonjë kthesë të fshehtë, por ai djali nuk ndalonte. Më acaroi se u kthye disa herë të më merrte armën.
Si veprove pas kësaj?
Në fillim nuk doja t’i vrisja, doja vetëm t’i grabisja, të merrja makinën dhe të ikja. Por ai djali vazhdoi me ato të vetat.
Si me të vetat?
Frenonte fort, donte të më përplaste. Pastaj deshi të më merrte armën.
Po vajza?
Vajza po qantë gjithë rrugën. Bërtiste. Nuk e di çfarë thoshte se nuk kuptoja gjuhën, por kthehej nganjëherë nga unë dhe e shihja që qante.
Pastaj i vrave?
Po, sepse më kapi armën ai, shoferi. Atë qëllova të parin, dy herë në kokë. Pastaj qëllova edhe vajzën. Edhe atë pas koke. Makina iku vetë pastaj sepse shoferi vdiq, dhe u rrëzua.
Ti ishe në makinë kur u rrëzua?
Po, aty isha, unë nuk kasha sit ë dilja.
Dhe ty s’të gjeti gjë sigurisht?
U vrava pak, por dola shpejt nga makina.
Pse qëllove prapë makinën kur dole?
Isha me nerva. Nuk doli ashtu siç doja unë.
Po armën pse e le aty?
Pse ta merrja me vete. E dija që në një moment do më kapnit dhe nuk u kujdesa shumë për të fshehur gjurmët. Mendova vetëm që të largohesha dhe të mos më gjente njeri aty.
Si ka mundësi që je kaq i ftohtë, e di që ke vrarë dy të pafajshëm?
(Nuk kthen përgjigje)
Të ka ndihmuar njeri?
Jo, kam qenë vetëm.
Si u largove nga vendi i ngjarjes, me ndinjë makinë? Kush të ndihmoi?
Askush, kam ecur më këmbë.