Sonata Argjiro e Aleksander Peci premiere boterore me 9 nentor ne Tirane

peciTiranë, 9 Nëntor/ATSH-Megi Zonja/.- Premiera botërore "Argjiro", nje nga më të rëndësishmet në 40 vjet krijimtari të kompozitorit Aleksander Peçi, një sonatë polifonike me 5 pentagrame ku strukturat marrës kthyes hedhës iso janë vendosur kate kate si çatitë e Gjirokastrës, do të jëtë të hënën më 9 nëntor në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë .

Pianistja që interpreton këtë sonatë për piano me 1 kohë qe zgjat 20 minuta është Herta Cane, ndërsa para sonates nje grup polifonik do të interpretojë këngen e re Polifonike "Argjiro" mbi disa fragmente të poemës Argjiro të Kadaresë.

Prof. Aleksander Peçi, Mjeshtër i Madh, tregon se mundet që daton fillimi i viteve 90 kur i ka shkuar ndër mend se donte të realizonte një arkitekturë vepre polifonike me strukturat kate kate që t'i përngjante çative të arkitekturës së jashtëzakoshme të Gjirokastrës.U desh të kalonin 24 vite që kjo dëshirë që flinte brënda tij , të zgjohej në vitin 2014 kur nisi të shkruante Sonata për piano nr 2 Argjiro.

Sonata eksploron rrugë të pa shkelura në muzikën shqiptare, e duke qënë se kërkimet lidhen me eksplorimin e polifonisë së Gjirokastrës, sigurisht janë rrugë të pa shkelura dhe në muzikën botërore.

Sonata është shkruar me 5 pentagrame për faktin sepse çdo zë i shumëzërshit polifonik duhet të ketë hapësirën e tij,fushën e tij të lojës në këtë ndërthurje polifonike. Aspekti tjetër interesant është se seicili prej zërave ka identitetin e tij intervalik. Duke qënë se shumëzërshi i polifonisë labe ka intervale bazë sekondën mazhore, tercën minore, kuartën, septimën, Peçi thotë se i ka emërtuar personazhet e tij polifonikë.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama