Arsye për këtë mendim për gjermanët është fakti se ata kanë përvojat ekonomike më pozitive se të tjerët dhe se ato janë më të përshtatshme për Evropën. Ndërsa vetë gjermanët (59% e tyre) mendojnë se vendi i tyre ka përfitime nga integrimi evropian, për ndryshim nga grekët, ku 70% e tyre, thonë se integrimi në BE i ka dëmtuar. Të njejtin mendim me grekët kanë rreth 63% e francezëve për vendin e tyre.
Të gjitha vendet e përfshira në anketë, përveç Greqisë, mendojnë se gjermanët janë ‘populli më punëtor’, ndërsa Grekët janë zgjedhur si më dembelët, të pasuar nga italianët dhe spanjollët. Britanikët, gjermanët dhe francezët kanë zgjedhur Italinë si vendin më të korrputuar, ndërsa shtetet tjera kanë zgjedhur veten e tyre. Sondazhi është realizuar nga data 17 Mars deri më 16 Prill në Britani, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Poloni, Çeki dhe në Greqi si vende anëtare të BE-së dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku gjithsej janë anketuar mbi 9 mijë veta.