Sondazhi femrat i duan burrat “te eger” e me humor

Sondazhi, femrat i duan burrat “të egër” e me humor
Këto mesa duket janë kriteret më të fundit që sipas dy librave të botuar në Amerikë dhe një sondazhi të bërë nga klubi për single, “Eliana Monti” me mbi 2 mijë femra të moshave nga 18-34 vjeç. Mes femrave italiane, milanezet janë ato që dëshirojnë të bëjnë marrëdhënie seksuale në vende të pazakonta si trenat, plazhet e kinematë, por edhe më të “çmendura” janë femrat që jetojnë në Napoli, Palermo dhe Romë. Përsa i përket shtratit, është i suksesshëm burri që do t’i kënaqë përditë femrat duke krijuar situata aventureske, joshëse, të befasishme.

Gjithmonë sipas studimit të realizuar nga “Eliana Monti”, një ndër 10 italiane dëshiron që të bëjë dashuri më shpesh, kurse pjesa dërrmuese e femrave, parapëlqejnë burrat që vijnë me tipare më tepër mashkullore: pak mjekër - ashpërsi, sesa ata që e kanë lukun krejt të pastër. Lajme të mira sjell ky sondazh për të gjithë atë meshkuj që e kompensojnë mungesën e fizikut dhe të anës estetike me zgjuarsinë, e mbi të gjitha me gjetjen e batutës në momentin e duhur; 75 për qind e femrave pohojnë se do të shkonin me një mashkull edhe nëse ai nuk është i bukur fizikisht, pasi sipas tyre, burri mjafton të jetë i sjellshëm, argëtues, me sens humori e batutën gati... dhe ato lënë mënjanë mashkullin e bukur e të mërzitshëm për këta burra “të pabukur” por shakatorë. Sa i përket seksit, gati një në dy femra italiane parapëlqen që ta marrë vetë iniciativën. Ndërkaq, një në tre femra italiane duan që të bëjnë dashuri në vende dhe në situata të paparashikuara, pra gjithçka në formë aventureske, spontane dhe shumë instiktive. Në studim një nga konkluzionet që dalin është:

“Gratë duan gjithmonë e më shumë që të jenë ato që të marrin iniciativën për të bërë seks. Burrat e tyre i duan larg modelit atletik, të famshëm dhe super të kërkuar. Ato duan meshkuj të vërtetë, të cilët e kanë mendjen të mbledhur dhe dinë çfarë femre duan dhe që pas sjelljes së tyre të mirë, përkëdhelive e batutave, të jenë në lartësinë e duhur edhe në shtrat”. Sipas sondazhit, më të egrat në Itali janë femrat napolitane, 62 për qind e të cilave parapëlqejnë që të marrin vetë iniciativën në lidhje me mashkullin. Dhe në shkallë ndërkombëtare, sipas sondazheve të bëra del që një ndër tre femra europiane pëlqen që të bëjë dashuri në vende të pazakonta. Nga Amerika vjen edhe një formulë si të shpëtoni martesën. Janë dy libra që tregojnë sesi pas një rutine martesore, për të gjithë ata që i kanë kaluar të 40-at është i nevojshëm seksi i shfrenuar, që të shpëtojnë lidhjen e tyre. Njëri nga këto libra shpjegon deri në detaje se çfarë duhet dhe ç’mund të bëhet për të stimuluar dëshirat seksuale

Petrika GROSI  : Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama