Sondazhi i CRI-se pritshmeri te larta nga samiti i udheheqesve Kine-EQL

de16928e2e754a399340922d82e0968dTIRANE, 24 Nëntor/ATSH-CRI/- Më 24 dhe 25 nëntor, në qytetin Suzhou të Kinës Jugore, organizohet takimi i udhëheqësve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Maqedonisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Rumanisë, Bullgarisë, Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Ditët e fundit, Qendra e transmetimit për Rusinë dhe Europën Lindore e Radios së Jashtme të Kinës (CRI) zhvilloi në website-n e saj një sondazh lidhur me këtë takim.

Sipas sondazhit mbi temat kryesore të këtij samiti, 60.1% e të anketuarve përzgjodhën investimet dhe çështjet ekonomike tregtare. Përveç kësaj, 46.2% e të anketuarve nënvizuan ndërlidhshmërinë.b395c08844024dd8bcdcb1a0d29e3262

66.7% e të anketuarve mendojnë se vendet e ndryshme të Europës Qendrore e Lindore kanë epërsi koston e burimeve njerëzore, në krahasim me vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore.

58.1% e të anketuarve mendojnë se pozicioni i favorshëm gjeografik mund të lidhë tërë kontinentin europian dhe krijon kushte më të favorshme për investimet kineze në Europë.

Pjesëmarrësit në sondazh shpresojnë që Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore do të forcojnë bashkëpunimin, për të nxitur zhvillimin ekonomik rajonal dhe për të krijuar më shumë vende pune, në favor të përmirësimit të jetës së popujve të këtij rajoni.

Në takimin dyditor, Kryeministri kinez Li Keqiang dhe udhëheqësit e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, duke përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, do të zhvillojnë bisedime mbi bashkëpunimin dypalësh.

Në këtë takim do t'i kushtohet rëndësi forcimit të lidhjes miqësore me përfitime të ndërsjella, tregtisë dhe investimeve, bashkëpunimit në fushën e financës, kontrollit të cilësisë së produkteve bujqësore, shkëmbimeve kulturore etj.

Pas takimit, pritet të publikohet "Programi afatmesëm i bashkëpunimit 16+1" dhe "Programi i Suzhou-t". /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama